By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nis dëshmia e Wesli Clark në Hagë
November 17, 2025
Supremja shfuqizon dy nene të Udhëzuesit për tregun energjetik
November 17, 2025
Osmani: Zgjidhja për pagat e RTK-së, është formimi i komisioneve
November 17, 2025
Kurti: Prioritet kemi pasur përmirësimin e jetës së komuniteteve joshumicë
November 17, 2025
Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Polemika për zgjerimin e listës së zezë amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkup: Polemika për zgjerimin e listës së zezë amerikane
Rajon / Botë

Shkup: Polemika për zgjerimin e listës së zezë amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 11:09 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevçe Jakimovski, që është edhe kryetar i komunës së Karposhit në Shkup, e ka quajtur “veprim të pandershëm” përfshirjen e tij në listën e zezë amerikane.

Ai dhe ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, janë emrat më të rinj nga Maqedonia e Veriut, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i vendosën në listën e zezë, njoftoi të hënën Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh).

Në arsyetimin e vendimit të DASh-it thuhet se “veprimet e tyre kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike”.

“Jakimovski ishte i përfshirë në veprime korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për vete dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Por, për Jakimovskin, ky vendim “ka për qëllim largimin e tij nga gara presidenciale të favor të ndonjë kandidati tjetër që “nuk qëndron mirë” në hulumtimet e opinionit publik, duke aluduar në presidentin aktual, Stevo Pendaroski, i nominuar edhe për një mandat në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill.

“Si mund ta kuptojmë ndryshe këtë akt të dhunës, përveç ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë [së Veriut], që është vepër e dënueshme, penale dhe ndërhyrje e shërbimeve të huaja inteligjente në zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë. E them publikisht se do të bëj kallëzim penal kundër një personi të panjohur pasi duhet të përcaktohet se kush nga këtu, e ka bërë këtë gjë të pandershme”, tha Jakimovski.

Ai, madje, në reagimin e tij para mediave e krahasoi veten me Donald Trumpin, ish-presidentin amerikan dhe kandidat i republikanëve për president.

Pavarësisht kësaj, Jakimovski tha se “as që i shkon në mendje të tërhiqet nga gara për president shteti”.

Sa i përket ish-prokurores speciale, Katica Janeva, DASh-i tha se ka informacione të besueshme se ajo ka kërkuar dhe marrë ryshfet për të ndikuar në prokurorinë që ishte nën juridiksionin e saj.

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, është duke vuajtur dënimin me 7 vjet burgim për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” në rastin e njohur si “Reket”.

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, tha se dy personat e përfshirë në listën e zezë amerikane janë të përfshirë thellë në krim dhe korrupsion si partnerë të partive në pushtet, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Partneri joformal i LSDM-së, Stevço Jakimovski, ka shkaktuar konflikte politike vetëm për të shpëtuar nga rastet gjyqësore që i janë hapur. Ai në fund shpëtoi nga proceset gjyqësore, por jo edhe nga lista e zezë amerikane. Këta dy persona janë të përfshirë në nivelin e lartë të korrupsionit në Maqedoni. Nuk ka dyshim se LSDM-ja së bashku me BDI-në janë fabrikë për krimin, korrupsionin dhe prodhimin e manipulimeve”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara në periudhën e kaluar ishin futur disa ish-zyrtarë dhe biznesmenë të njohur.

Në qershor të vitit 2023 në listës së zezë iu shtua edhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, ndërsa në dhjetor ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev.
Kryetari i Strugës, që është edhe anëtar i BDI-së, ishte akuzuar për shpërdorim të fondeve dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut, sipas DASh-it.

Pas këtij vendimi, BDI-ja kishte njoftuar pezullimin e aktiviteteve të Merkos, por ai ka vazhduar të jetë i pranishëm në të gjitha aktivitetet partiake sikur edhe në komunën e Strugës.

“Ne nuk i kontestojmë vendimet e DASh-it dhe do të pranojmë çdo vlerësim të tij. ShBA-ja për ne është partneri strategjik, ashtu siç është edhe Bashkimi Evropian”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur të komentonte listën e zezë amerikane.

Maqedonia e Veriut ka paralajmëruar miratimin e ligjit për ndjekjen penale të personave që janë në listën e zezë amerikane dhe atë britanike, por ai ndodhet akoma në procedurë parlamentare.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski kishte paralajmëruar miratimin e tij para shpërbërjes së legjislativit, përkatësisht para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, më 8 maj.

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, ka thënë se ShBA-ja nuk i komenton zgjidhjet ligjore, por do që të shohë rezultate konkrete për sa i përket luftës kundër korrupsionit në nivele të larta.

You Might Also Like

Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit

Çfarë dëshiron opozita ruse?

Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit

Forumi mbi zgjerimin e BE-së nesër në Bruksel

Binarët hekurudhorë pranë Varshavës u dëmtuan. Kryeministri polak nuk e përjashtoi sabotimin

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

12 raste të dhunës në familje në raportin e fundit të policisë

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Borrell mbledh në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor
Kurti iu bashkëngjitet thirrjeve të Bidenit për t’u trajtuar situata e përkeqësuar humanitare në Gaza
Latifi me kritika të ashpra për Doracakun e edukimit seksual: Degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve
Krasniqi: Kjo Qeveri nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?