By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz
Ballina 2Rajon / Botë

Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 9:10 AM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Një Azerbajxhan secilën herë e më i fortë, i mbështetur prej Turqisë, e ka ndryshuar balancin e pushtetit vjetëve të fundit në Kaukazin Jugor.

Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë.

Ndërkohë, një Armeni e dobësuar është distancuar prej aleates tradicionale, Rusisë, dhe i është afruar Perëndimit.

Ndryshimet gjeopolitike në rajon i kanë rritur shqetësimet brenda Iranit, i cili gjendet në kufi me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Teherani frikësohet që mund të humbë ndikimin në rajonin që është dominuar për kohë të gjatë prej Moskës, aleates së tij.

Republika Islamike e kundërshton ashpër korridorin e propozuar Zangezur, i cili do të mund të lidhte Azerbajxhanin me enklavën Nakçivan përmes territorit armen, dhe të hapte një rrugë tregtare me rivalen e Teheranit, Turqinë, e përtej saj.

Irani është, po ashtu, i shqetësuar që Bakuja mund të zaptojë me forcë më shumë territor në jug të Armenisë, për të krijuar vazhdimësi territoriale me Nakçivanin, çka do të mund të bllokonte qasjen e Teheranit me Jerevanin që e ka aleat.

Irani është kundër edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Armenisë dhe Turqisë, skenar që mund të zvogëlonte varësinë e Jerevanit ndaj Teheranit dhe do të hapte rrugën për ndikim më të madh perëndimor në atë rajon.

“Këto dinamika në rajon dhe rënia e ndikimit rus përbëjnë sfida potenciale për synimet gjeopolitike të Iranit për rajonin, në periudhë afatgjatë”, ka thënë Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë.

Përjashtimi i Iranit

Diplomatët e lartë të Armenisë dhe Turqisë janë takuar më 1 mars në qytetin bregdetar turk, Antalia dhe kanë përsëritur synimet e vendeve të tyre për t’i normalizuar tërësisht marrëdhëniet.

Takimi është parë me doza frike prej disa ekspertëve brenda Iranit, të cilët kanë sugjeruar që një vendim i tillë do ta linte anash Teheranin.

“Nëse përpjekjet e Ankarasë për t’i normalizuar marrëdhëniet me Jerevanin janë të suksesshme, që çojnë në krijim të korridorit Zangezur, diçka e tillë do ta margjinalizojë Iranin në aspektin gjeopolitik”, ka thënë Azizi.

Sipas tij, korridori i propozuar prej 45-kilometrave, jo vetëm që do të rriste ndikimin turk dhe atë azerbajxhanas, duke krijuar lidhje direkte në mes të të dyja vendeve, por edhe do ta tejkalonte Iranin, duke ia humbur namin e qendrës transitore rajonale.

Eldar Mamedov, ekspert i Kaukazit Jugor, me bazë në Bruksel, ka thënë se korridori do ta linte Iranin “jashtëzakonisht të varur prej qëllimeve të mira të Ankarasë dhe Bakusë, kur është fjala për sigurimin e kufijve veriorë, dhe për bartje të mallrave [në Rusi]”.

Marrëdhëniet secilën herë e më të mira të Azerbajxhanit me armikun e Iranit, Izraelin, i kanë rritur edhe më shumë tensionet në Teheran.

Irani ka frikë edhe që rritja e ndikimit të Bakusë në rajon mund të nxisë “tendenca irredentiste” në mesin e popullsisë etnike azerbajxhanase në Iran, të cilët ndahen prej Azberbajxhanit nga Lumi Aras, ka thënë Mamedov.

Për t’i normalizuar marrëdhëniet Armenia dhe Turqia, Jerevani dhe Bakuja duhet fillimisht të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes, sipas Benyamin Poghosyanit, hulumtues i lartë në Institutin për Politika të Aplikuara të Armenisë.

Poghosyan ka thënë se Azerbajxhani do ta nënshkruante marrëveshjen nëse Armenia do t’i plotësonte të gjitha kërkesat e Bakusë, përfshirë krijimin e korridorit Zengezur.

“Por, nuk besoj që Armenia do të pajtohet për t’i dhënë Azerbajxhanit korridor ekstraterritorial”, ka thënë ai.

Poghosyan ka thënë se Azerbajxhani ka pak mundësi të zaptojë me forcë territor armen që ta krijojë korridorin, duke marrë parasysh prezencën e një “fuqie të madhe” sikurse Irani.

Kujdes prej Perëndimit?

Në shkurt, Armenia e ka pezulluar anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO).

Qeveria e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, e ka kritikuar për kohë të gjatë organizatën për “dështim në të përgjigjurit ndaj sfidave të sigurisë”, me të cilat përballet Armenia.

Më 2020, Bakuja i ka rimarrë disa pjesë të Nagorno-Karabakut, rajonit me popullsi etnike armene brenda Azerbajxhanit, pas një lufte gjashtëjavore që ka përfunduar me ndërmjetësimin e Rusisë.

Zyrtarë armenë të mbrojtjes në takim me homologët iranianë në Teheran, më 6 mars 2024.
Zyrtarë armenë të mbrojtjes në takim me homologët iranianë në Teheran, më 6 mars 2024.

Në shtator të vitit 2023, Azerbajxhani e ka marrë pjesën tjetër të territorit, pas një ofensive që ka rezultuar me kapitullimin e plotë të Qeverisë de facto të Karabakut.

Autoritetet armene i kanë akuzuar paqeruajtësit rusë në Nagorno-Karabakut pse kanë dështuar që të ndalin ofensivën e Azerbajxhanit, vitin e kaluar.

Moska nuk është pajtuar me këto qëndrime.

Më 6 mars, Armenia ka thënë se i ka kërkuar Moskës që të largohen trupat kufitare ruse prej aeroportit ndërkombëtar në Jerevan, një tjetër shenjë për përkeqësim të marrëdhënieve.

Këto veprime i kanë rritur shqetësimet në Iran që Armenia do të mund të drejtohet kah Perëndimi, kur është fjala për sigurinë.

Më 6 mars, ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Ashtiani, i ka thënë homologut të tij armen në Teheran që “kërkimi i sigurisë jashtë rajonit do të ketë ndikim të kundërt”.

“Ne besojmë që arkitektura e sigurisë së rajonit duhet të dizajnohet në rajon, prandaj qasjet e shteteve të rajonit kundër kësaj politike nuk do të jenë të pranueshme assesi”, i ka thënë Ashtiani, Suren Papikyan.

Poghosyan ka thënë se Armenia synon të “diversifikojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë”, mirëpo është shumë herët për të treguar nëse dëshiron të rreshtohet krejtësisht me Perëndimin, ose vetëm dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me fuqitë perëndimore, pa e braktisur Rusinë.

Ai ka thënë se Irani ia ka bërë të qartë Armenisë se “nuk do t’i tolerojë ndryshimet gjeopolitike në Kaukazin Jugor, që nënkupton jo vetëm ndryshimet kufitare, por edhe ndryshimet në balancin e fuqisë në rajon”.

Me gjithë dallimet e tyre, interesat iraniane dhe ato perëndimore shkrihen në një kur është fjala për sovranitetin e Armenisë.

Siç ka thënë edhe Mamedov, kundërshtimet e Iranit për prezencën perëndimore “mund të mos jenë aq të ashpra sa shpërfaqen në retorikën publike”.

Megjithatë, është e paqartë nëse këto zhvillime do të rezultojnë me ndonjë bashkëpunim.

“Qasja e politikës së jashtme iraniane thellësisht kundër Perëndimit, dhe dëshira e Teheranit që të mos e shqetësojë Moskën në Kaukazin Jugor, e bën një bashkëpunim të tillë thuajse të pamundshëm”, ka thënë Azizi.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Protestat shtyn Austin të ndryshojë planet për vizitën në Izrael

Kosova Times Kosova Times March 8, 2023
Shtetet e Bashkuara akuzuan Federatën Ruse për përdorimin e kloropicrinës në luftën kundër Ukrainës
Osmani në Ditën e vajzave: Të përforcojmë zërat dhe aspiratat e tyre
United mposhtet thellë nga Tottenham
Rubin Kazan e refuzon edhe ofertën e dytë të Cagliarit për Dakun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?