By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Prishtinës nis tenderimin e projekteve të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna e Prishtinës nis tenderimin e projekteve të mëdha
Ballina 1Lajme

Komuna e Prishtinës nis tenderimin e projekteve të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 9:45 AM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Disa projekte që Komuna e Prishtinës i konsideron të mëdha, do të nisin të realizohen sivjet.

Projektet, në të cilat duket se është më së afërmi të fillojë puna, është nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani” dhe ndërtimi i platformës që lidh lagjen “Arbëria” me “Qendrën”.

Qytetarët, shoqëria civile dhe opozita pritjet i kanë të vogla.

Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani”, është përcjellë për tenderim nga Komuna e Prishtinës, ndërsa edhe projekti i lidhjes së lagjes “Arbëria” dhe “Qendra”, do të përcillet së shpejti për tenderim. Qytetarët e mirëpresin realizimin e projekteve, por kërkojnë që punët të mos vonohen dhe të mos mbesin në gjysmë.

“Në qoftë se e realizon është një projekt madhor, në qoftë se jo, është një dështim, varet sa ka buxhet edhe bashkëpunim me ministri”, tha një qytetar.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, tregon se do t’u kërkohet kompanive që punët ndërtimore të bëhen në dy ndërrime.

“Kemi përcjell për tenderim, nënkalimin në rrugën Agim Ramadani dhe besoj të premten do të shpallet nga zyra e prokurimit dhe brenda dy javëve do ta përcjellim për tenderim edhe platformën ndërlidhëse pallati i rinisë me Arbërinë”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës.

Njëra nga projektet në të cilën aktualisht është duke u punuar, është pjesë e unazës së qytetit. Një qytetare aty u ankua për stërzgjatje të punimeve.

“Siç po e shihni ka me muaj që janë duke punuar, era është e tmerrshme, unë nuk di banorët qysh kalojnë. Unë kalojë dy herë në ditë këndej, nuk janë duke shkuar me sukses”, tha një qytetare.

Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës

“Ky projekt është pjesë e unazës së qytetit është faza e parë, përmbyllet brenda muajit prill për fazën e parë, derisa javën që vjen do të filloj faza e dyte e unazës dhe lidhja e saj me rrethin e “Lakrishtës”, ai projekt brenda 5 muajve do të përmbyllet, dhe deri në fund të vitit komplet segmenti i unazës do të përmbyllet”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i investimeve kapitale në komunën e Prishtinës.

Nga opozita thanë se nuk janë realizuar premtimet e bëra në fushatë.

“Shumica absolute e atyre premtimeve që kryetari Rama i ka bërë gjatë fushatë zgjedhore e që kanë të bëjnë me investime kapitale, nuk janë realizuar e për me tepër as nuk kanë filluar fare”, tha Gzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së në Prishtinë.

Edhe në organizatën INPO vlerësojnë se realizimi i projekteve është larg synimeve nga komuna.

“Ne si organizatë e kemi monitoruar këto aktivitete dhe konkretisht na del që gjendja në terren, konkretisht me atë që është thënë, gjatë fushatës, gjatë premtimeve elektorale, kështu që mbetet shqetësuese Terreni po flet vetë ku pothuajse shumë punë kanë ngecur”, tha Valmir Ilazi, hulumtues në INPO.

Punimet që pritet të përfundojnë sivjet janë disa segmente të rrugës “Xhim Xhema”, e njohur si rruga “A”, të cilat do të vazhdojnë edhe vitin tjetër.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nimani: Shqipëria e para në Ballkan, Kosova ende mbetet pas në Indeksin e Hendekut Gjinor 2024

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Trump paralajmëroi Kievin që të mos presë të njëjtën sasi ndihme nën administratën e tij
EURO 2024 rikthehet me dy duelet e zjarrta të çerekfinaleve
Kryeministri Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99
FShF thotë se nuk e censuroi këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?