By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici
December 6, 2025
Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi
December 6, 2025
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
December 6, 2025
68 aksidente dhe 2,040 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
December 6, 2025
Arrestime për dhunë në familje në Prishtinë dhe Lipjan
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe ShBA
Ballina 1Rajon / Botë

Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 6:44 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Si Marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ashtu edhe bisedimet e nivelit të lartë mes dy vendeve, janë “të vdekura”, sipas analistëve Lulzim Peci dhe Dushan Janjiq.

Udhëheqësit e dy vendeve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime në Bruksel – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

Këtë javë u bë një vit prej se ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të Marrëveshjes bazike, të arritur në shkurt të vitit 2023.

Përkundër dakordimit, ata shprehin kundërshtime qoftë për mënyrën e zbatimit, qoftë për disa pika të marrëveshjes, e cila, mes tjerash, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por jo edhe njohje të ndërsjellë.

Nga BE-ja, që ndërmjetëson dialogun, thanë të mërkurën se do të duhet një takim i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes, por nuk saktësuan se kur mund të ndodhë një i tillë.

Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare për marrëveshjen, Kosova dhe Serbia “kanë bërë shumë pak përparim”.

Për Lulzim Pecin, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, marrëveshja “është e vdekur klinikisht”.

Kjo, siç thotë ai, për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve dhe mungesës së vullnetit të tyre për të ecur përpara me zbatimin e saj.

Për më tepër, shton Peci, palët kanë krijuar situata të tilla që marrëveshjen e nxjerrin si të pavlefshme.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai kujton vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pranverën e kaluar – ngjarje kjo që i ka rritur lart tensionet në atë zonë.

Peci përmend edhe sulmin vdekjeprurës të grupeve të armatosura serbe në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator.

Për këtë sulm, Kosova e fajësoi Beogradin zyrtar, por ai e mohoi çdo përgjegjësi.

“Tash jemi në një pikë, e cila, përveçse është nyje, ka mundësi që të përcillet me konflikte sporadike në terren. Këtu qëndron rreziku më i madh në moszbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thotë Peci.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, u bën jehonë këtyre deklaratave.

“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, thotë ai.

“Së dyti, Brukseli dhe zyra atje janë shndërruar në kuti postare. Politikanët, negociatorët kryesorë nuk po shkojnë atje, por po i dërgojnë zëvendësuesit e tyre dhe po bëjnë kinse bisedime”, shton ai.

Janjiq, po ashtu, kujton se Bashkimi Evropian është në prag të zgjedhjeve për institucionet e tij dhe thotë se, deri në përfundimin e këtij procesi, roli i tij ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë i zbehtë.

Sipas tij, “nuk duhet befasuar” nëse situata aktuale “shndërrohet në konflikt të armatosur”.

“Momentalisht, për fat, e kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Një ditë më herët, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, porositi qytetarët e Kosovës që të mos shqetësohen për sulme të mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është i gatshëm të bëjë, siç tha, gjënë e duhur.

Hovenier i bëri komentet pasi gazetarët i kërkuan të komentojë një deklaratë të Vuçiqit, të cilën mediat e interpretuan si kërcënim për “pushtimin e mundshëm të Kosovës”.

“Garancitë e sigurisë që ShBA-ja i ka ofruar, mbeten të forta si kurrë më parë”, tha Hovenier.

Kurti, në disa raste, ka përsëritur se Serbia përbën rrezik për Kosovën dhe ka kërkuar integrim më të shpejtë në strukturat evropiane.

Ai, po ashtu, ka thënë se nuk mund të ketë dialog nëse Serbia nuk sanksionohet për sulmin në Banjskë.

Në fund të vitit?

Të dy bashkëbiseduesit e REL-it thonë se një rezultat pozitiv në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mund të arrihet eventualisht në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas Pecit, duhet të kryhen fillimisht zgjedhjet për institucionet e BE-së, që mbahen në pranverë, dhe zgjedhjet presidenciale në ShBA, që mbahen në nëntor.

“Të shohim se a do të ringjallet dialogu më pas, me përbërjen e re të Komisionit Evropian, por edhe me administratën e re në ShBA, që mund të jetë kjo e tanishmja apo një tjetër”, thotë Peci.

Janjiq thotë, po ashtu, se pas zgjedhjeve në BE dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë përpjekje të reja për ringjalljen e bisedimeve.

Ai thotë se BE-ja, me ndihmën e ShBA-së, do të duhej të organizonte kah fundi i këtij viti një konferencë për Kosovën dhe Serbinë, të formës së konferencës së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë.

“Aty duhet t’ua diktojnë të gjitha zgjidhjet. As lufta në Bosnje nuk do të përfundonte sikur të pritej që të merreshin vesh [udhëheqësi i serbëve në Republikën Sërpska, Radovan] Karaxhiq dhe [presidenti i parë i Bosnje e Hercegovinës, Alija] Izetbegoviq”. Pra, duhet t’i detyrojnë”, thotë Janjiq.

Megjithatë, Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarët në fund të shkurtit, u shpreh i hutuar nga pyetja nëse ekziston mundësia e organizimit të një konference
ndërkombëtare për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, në një intervistë dhënë REL-it këtë javë, nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme këtë vit.

You Might Also Like

Presidenti i SHBA-së e mori këtë informacion dhe kjo e zemëroi

Vietnam: Gryka gëlltit dy makina të parkuara

64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

Raketa dhe dronë bien mbi Ukrainën në një nga sulmet më të mëdha të Rusisë në javët e fundit

Mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor të Çernobilit është dëmtuar

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Delegacioni i RTK-së në Tokio, mbështetje nga transmetuesi publik japonez

Kosova Times Kosova Times September 1, 2025
Kosova i bashkohet Procesit Pall Mall
Mashtruesit që vodhën 25 milionë kriptovaluta në 12 sekonda janë në gjyq në Shtetet e Bashkuara
Në Bruksel do të mbahet takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
Lajçak tregon detajet nga takimet me Kurtin: Veriu duhet të normalizohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?