By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
Ballina 2Rajon / Botë

Liderët e BE-së pajtohen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 11:19 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar të enjten vonë një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane”, shkroi Michel në rrjetet sociale.

Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.

“Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën e juaj evropiane”, shtoi ai.

Për t’i nisur negociatat e anëtarësimit tash Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit Evropian, duhet të miratojë kornizën e bisedimeve.

Për këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të bëjë më shumë reformat të caktuara nga BE-ja, para se të fillojnë bisedimet.

Bosnja e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja kishte shprehur gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, me disa kushte.

Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Bosnja është një nga gjashtë vendet në rajon, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE.

Kosova është e vetmja nga këto vende që ende nuk e ka as statusin e vendit kandidat.

Cilat janë hapat pas hapjes së negociatave?

Pas hapjes së negociatave, Komisioni Evropian i dërgon kuadrin e negociatave Këshillit Evropian.

Pas kësaj, Këshilli Evropian miraton kornizën e negociatave, pas së cilës mbahet një konferencë ndërqeveritare, e cila zyrtarisht fillon negociatat për anëtarësim.

Më pas hapen dhe mbyllen kapitujt, pas së cilës Komisioni Evropian miraton një opinion pozitiv për mbylljen e kapitullit. Hapi tjetër është që Parlamenti Evropian të miratojë anëtarësimin.

Më pas vijon nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociimit ndërmjet BE-së dhe vendit kandidat. Pas kësaj, çdo shtet anëtar i BE-së duhet ta ratifikojë Marrëveshjen e Asociimit.

Hapi tjetër është që vendi kandidat të ratifikojë marrëveshjen dhe hapi i fundit është që Marrëveshja e Asociimit të hyjë në fuqi.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Logjika serbe e fashizmit

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Marina Amerikane testoi me sukses një raketë hipersonike nga stacioni hapësinor
Biden tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Një kompani kineze me një fabrikë amerikane furnizon ushtrinë ruse
Ideja e Napolit, Alberto pasues i Zielinskin-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?