By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ADN-ja nga pështyma e rrugës I SOLLI MILIONA
October 1, 2025
G7 gati të përshkallëzojë sanksionet mbi të ardhurat ruse nga nafta
October 1, 2025
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve bëri thirrje për lirimin e Svetlana Khusti
October 1, 2025
Elon Musk bëhet personi i parë në histori që ka një pasuri prej 500 miliardë dollarësh
October 1, 2025
Tërmeti godet BiH-në, epiqendra në jug të vendit
October 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Misioni i ShBA-së në OSBE: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë e domosdoshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Misioni i ShBA-së në OSBE: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë e domosdoshme
Ballina 1Lajme

Misioni i ShBA-së në OSBE: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë e domosdoshme

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 12:45 AM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Misioni amerikan në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të enjten se ndërhyrja e NATO-s në pranverën e vitit 1999, ishte një veprim i domosdoshëm për t`i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik në Kosovë, dhe Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për t’u siguruar që ajo periudhë të mos përsëritet

Në një komunikatë të së ngarkuarës me punë në këtë mision, Katherine Brucker, thuhet se njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja filloi operacionin për t’i dhënë fund krizës së vazhdueshme humanitare në Kosovë dhe “pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të (presidentit serb Slobodan) Milosheviçit, veprimi ushtarak ishte opsioni i fundit”.

“Përdorimi i forcës nga NATO-ja ishte i domosdoshëm dhe legjitim”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kishte shprehur shqetësimin për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqiste për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

25 years ago, after exhausting all diplomatic avenues, NATO launched Operation Allied Force. This operation had one aim: To end the Milosevic regime’s brutal ethnic cleansing campaign in Kosovo. This use of force became necessary in light of the grave humanitarian crisis,… pic.twitter.com/cIGVz6BZlA

— U.S. Mission to OSCE (@usosce) March 21, 2024

“Nuk do ta harrojmë kurrë atë që ndodhi një çerek shekulli më parë. Ne kujtojmë mijëra njerëz të pafajshëm që u vranë ose që mbetën të zhdukur, dhe qindra mijëra të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatë.

“Duke e njohur këtë të kaluar të errët dhe të vendosur për të siguruar që ajo të mos përsëritet, Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian të rajonit”, theksohet më tej, duke u bërë thirrje vendeve të rajonit të përqendrohen në përmbushjen e detyrës për ndërtimin e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të begatë, shumetnik dhe të sigurt.

“Një e ardhme më e ndritur për Ballkanin Perëndimor kërkon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë njohjen e ndërsjellë në fund. Ne e mbështesim plotësisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është rruga e vetme drejt së ardhmes që e meritojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e misionit amerikan.

Në 24 mars të vitit 1999, NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila shënoi edhe fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Ndërhyrja e NATO-s pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t’i dhënë fund luftës.

Fushata ajrore 78 ditëshe në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen perëndimore, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

You Might Also Like

Kurti: Vizioni për Prishtinën e ka një emër, Hajrulla Çeku

Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës

Izmaku e Nismës: Është koha që puna e grave të vlerësohet vërtetë

Doyle: Rasti më i madh i Speciales, përfundon vitin e ardhshëm

Basha: 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Hetimi për baste, arrestohen 3 futbollist në Australi

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradon të akuzuarit në Bruksel
Patriark i KOB-së u zgjodh Mitropoliti Daniel. E quajnë rusofil
Shtetet e Bashkuara ndanë paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Ukrainën nga buxheti i rënë dakord
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?