By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona me down sindromë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona me down sindromë
Ballina 1Lajme

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona me down sindromë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 9:38 AM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me sindromën Down. Në Kosovë kjo kategori e qytetarëve po vazhdon të përballet më sfida të shumta. Prindër dhe drejtues të Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, kanë bërë të ditur se sfida me e madhe është edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi.

Në Kosovë janë të regjistruar mbi 980 persona me down sindromë.

Si kategori e personave të margjinalizuar në shoqërinë tonë, personat me down sindromë dhe familjarët e tyre vazhdojnë të përballën me sfida të shumta.

Për sfidat më të cilat përballën në edukim këta persona rrëfen për Radio Kosovën, Drita Meta, nëna e një vajze 19 vjeçare me down sindromë.

“Për sa i përket shkollimit, Elita dhe ne si prindër, jemi përballur me shumë sfida. Së pari e ka vijuar kopshtin te“Gëzimi Ynë”, ku me të vërtetë ka qenë një sfidë e madhe. Pastaj,  për sa i përket shkollimit gjithashtu ka qenë një sfidë e madhe për t’u regjistruar.  Asistente nuk kemi pasur, jemi detyruar ta paguajmë nga buxheti ynë personal. Për shkollën e mesme e kam dërguar në Qendrën Burimore “Përparimi”, dhe prapë sfida vazhdon edhe pse është një shkollë speciale.  Edhe pse me ligj në këtë shkollë nuk lejohen me shumë së 5 nxënës në klasë, në klasën e Elitës janë 15 fëmijë më aftësi të kufizuar, ku disa prej tyre janë më aftësi shumë të rënda të kufizuara”, tha ajo.

Ajo në vazhdim rrëfen edhe për sfidat që përballen këta persona për sa i përket punësimit.

“Elita një praktikë e ka përfunduar për 3 muaj. Mandej, edhe për gjashtë muaj i është vazhduar praktika. Por pas ndalimit të financimit nga buxheti i shtetit, nuk i ka ndalur askush të vazhdojnë punën”, tha Meta.

Drejtoresha e Shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Sebahate Beqiri, tha së kjo kategori e personave përballët më sfida të shumta. Ajo në një përgjigje për Radio Kosovën tha se edukimi dhe punësimi janë ndër sfidat kryesore.

“Sfidat janë të shumta. Duke filluar nga mungesa e shërbimeve terapeutike mbështetëse, për të cilat kanë nevojë me theks të veçantë fëmijët. Pastaj duke vazhduar në institucionet edukativo-arsimore pasi ende ka sfida brenda tyre si mungesë e profesionistëve të fushës”, tha ajo.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën Down – 21 Marsi,  shënohet që nga 19 dhjetor 2011, datë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik

Kosova Times Kosova Times March 28, 2024
Nisi pa mjete e pa përvojë, sot sipërmarrës i suksesshëm
Bllokada amerikane ndaj transportit të gazit azerbajxhanas
Koha për të provuar file parmixhana
Në Korenë e Jugut, një president në detyrë u arrestua për herë të parë në histori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?