By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
January 2, 2026
Kuvendi nderon Dacin, njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë
January 2, 2026
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse Izraeli është kaq i vendosur që të nisë ofensivën në Rafah?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse Izraeli është kaq i vendosur që të nisë ofensivën në Rafah?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse Izraeli është kaq i vendosur që të nisë ofensivën në Rafah?

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 10:36 AM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE
Associated PressIzraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës.Ky plan i Izraelit ka ngritur alarmin botëror për shkak se në Rafah janë duke u strehuar qindra mijëra civilë.Kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli nuk mund të arrijë qëllimin e tij të “fitores së plotë” kundër Hamasit, po hyrë në Rafah.Izraeli ka miratuar plane ushtarake për ofensivën e tij. Por, me 1.4 milion palestinezët e strehuar në qytet, aleatët e Izraelit, përfshirë SHBA-në, kanë kërkuar kujdes më të madh për civilët gjatë inkursionit të pritshëm izraelit.Shumica e palestinezëve në Rafah janë zhvendosur aty për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës dhe po jetojnë në kampe me tenda që janë të stërmbushura, në strehimore që udhëhiqen nga Kombet e Bashkuara apo në ndërtesa të tjera.Netanyahu po dërgon në Uashington një delegacion për t’i paraqitur administratës amerikane planet e tij.Pse Rafahu është kaq i rëndësishëm?Që kur Izraeli shpalli luftë në përgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Netanyahu ka thënë se qëllimi kryesor është shkatërrimi i aftësive të grupit radikal.Izraeli ka thënë se Rafahu është bastioni i fundit i madh i Hamasit në Rripin e Gazës, pasi operacionet e tij në pjesë të tjera të enklavës kanë shkatërruar 18 nga 24 batalionet e grupit radikal, sipas ushtrisë. Por, edhe në veri të Gazës, që ishte caku i parë i ofensivës izraelite, Hamasi është rigrupuar në disa zona dhe ka vazhduar të kryejë sulme.Izraeli ka thënë se Hamasi ka katër batalione në Rafah dhe duhet të dërgojë forca tokësore për t’i shkatërruar ato. Disa prej anëtarëve të lartë të grupit ekstremist po ashtu mund të jenë duke u fshehur në këtë qytet.Pse po kundërshtohet kaq shumë plani i Izraelit?ShBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit që të mos vazhdojë përpara me operacionin pa një plan “të besueshëm” për evakuimin e civilëve.Egjipti, një partner strategjik i Izraelit, ka thënë se çdo lëvizje për të shtyrë palestinezët në Egjipt do të kërcënonte marrëveshjen e paqes me Izraelin. Këtë marrëveshje palët e kanë arritur katër dekada më parë.Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar këtë javë me Netanyahun, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha udhëheqësit izraelit që të mos e kryejë operacionin në Rafah, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai tha se ShBA-ja po kërkon “një qasje alternative” që nuk do të përfshinte një pushtim tokësor.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili është në vizitën e gjashtë në rajon që kur nisi lufta, përsëriti këto shqetësime gjatë një interviste të dhënë të mërkurën për televizionin Al-Hadath në Arabinë Saudite.“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë lidhur me atë që ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh tokësor, operacion ushtarak në Rafah”, tha Blinken.Kryediplomati amerikan tha se nuk ka ndonjë mënyrë efektive për të zhvendosur 1.4 milion personat që gjenden në qytet në një vend të sigurt dhe ata që do të mbeteshin në qytet “do të ishin në një rrezik të madh”.Izraeli duket se s’është afër dërgimit të trupaveNetanyahu ka thënë se ai po dërgon një delegacion në Uashington “për shkak të respektit” që ka për Bidenin. Por, në një deklaratë të mërkurën ai tha se i ka thënë Bidenit se Izraeli “nuk mund të kompletoj fitoren” pa hyrë në Rafah.Pavarësisht bisedimeve të vështira, Izraelit duket se nuk është afër momentit të dërgimit të trupave në Rafah. Kjo mund të jetë e lidhur me përpjekjet që po vazhdojnë për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm. Ndërmjetësit nga Katari kanë thënë se këto bisedime do të dëmtoheshin nga një pushtim në Rafah.Po ashtu, në këtë drejtim ka edhe shqetësime logjistike.Ushtria izraelite ka thënë se planifikon t’i dërgojë civilët në “ishujt humanitarë” në Gazën qendrore para ofensivës së planifikuar. Netanyahu deklaroi të mërkurën se planet për evakuim nuk janë miratuar ende.Gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, grupi radikal vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë janë vrarë afër 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Pasagjeri që kërcënoi të rrëzonte aeroplanin mbi Skoci duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ nuk është mysliman
Një raketë SpaceX lëshoi ​​në orbitë Teleskopin Hapësinor Euclid
Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
Moti sot me vranësira dhe intervale me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?