Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë ekspertë dhe profesionistë të pyjeve të cilët do të kenë mundësinë të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve duke parë prezantimin dhe demonstrimin e teknologjisë inovative që posedon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, në planifikimin dhe monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve, analiza dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore dhe aktivitetet e përditshme në sektorin e pylltarisë. Demonstrimi praktik në këtë ngjarje do të përfshijë përdorimin e dronëve, GPS-ve, si dhe kamerave kurth.