By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akademi Përkujtimore për Adriana Abdullahun në 25-vjetorin e vrasjes së saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Akademi Përkujtimore për Adriana Abdullahun në 25-vjetorin e vrasjes së saj
Lajme

Akademi Përkujtimore për Adriana Abdullahun në 25-vjetorin e vrasjes së saj

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 6:41 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Në fjalën e tij dedikuar humbjes së Adriana Abdullahut, e cila sot 25 vite më parë, u vra nga të shtënat e forcave serbe në Prishtinë, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, kujtoi talentin e saj të rrallë, përkushtimin e palëkundur për edukimin dhe kapacitetin e saj të pashoq në aktrim, vlera të cilat asaj edhe ia dhanë nofkën “Engjëlli i Dodonës”.

“Pa provokim, pa asnjë arsye u sulmua arti i Kosovës, u sulmuan artistët tanë. Në këtë mes tragjikisht humbëm Adrianën tonë. Por jo edhe magjinë e saj. Magjia e Adrianës jeton mes nesh dhe vazhdon të na frymëzojë”, u shpreh kryeministri duke theksuar se koha, shoqëria, veprat e saj, si dhe udhëheqja politike e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë shuarjen e shpirtit të saj.

Jehonë të pazëvendësueshme, e quajti kryeministri vrasjen e padrejtë të Adrianës nga lufta e agresorit, e cila u qëllua mbi rrethanën e saj shoqërore e festive, ndonëse ajo dhe jeta e saj do të jenë përjetshëm në vendin e rezistencës dhe flakës së ndezur për jetë dhe liri në vendin tonë.

“Gjeneratat e reja, duhet të kenë mundësinë e njohjes së shembujve të mirë, të dëshirës dhe të dashurisë së pareshtur për të krijuar edhe në kohërat më të vështira edhe në kushtet më të rrezikshme. Ky është mësimi më i madh që na jep Adriana, ende edhe pas 25 vitesh që nuk ndodhet fizikisht me ne”, shtoi tutje ai.

“I përjetshëm e përherë i ri qoftë kujtimi për të!” tha kryeministri.

Në emër të familjes së Adrianës, foli motra e saj, Drita Abdullahu, e cila pasi falënderoi të gjithë ata që me përkushtimin tyre po mbajnë gjallë kujtimin për Adrianën, tha se humbja e saj është një plagë, që vazhdon e kullon dhembje.

“Me energjinë, që e karakterizonte gjithmonë, Adriana më tregonte për teatrin “Dodona”, Teatrin Kombëtar, që ishin nën masat e dhunshme nga regjimi, udhëtimet me kolegët anekënd vendit me shfaqjet e tyre”, tha ajo, duke theksuar se sa herë fliste me Adrianën në telefon, gjithmonë i krijonte përshtypjen se i lajmërohej nga një vend plotësisht normal.

Në këtë akademi përkujtimore, kryeministri Kurti përmendi faktin se institucionet e Republikës së Kosovës po përkujdesen vazhdimisht dhe fuqimisht për të siguruar, që figurat tona të artit dhe kulturës të nderohen.

“Ne do të angazhohemi në mënyrë sistematike që puna e tyre, që është kontribut shoqëror të dokumentohet dhe të arkivohet. Që të përkujtohet trashëgimia që kanë lënë pas, që të zhvillohet dhe të jetë e qasshme për gjeneratat e reja, për ata që do të vijnë pas nesh”, tha ai.

Kjo akademi përkujtimore është organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës. Të pranishëm ishin familjarë e shoqëri e afërt e Adrianës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetë të Kuvendit të Republikës, udhëheqës të Teatrit Kombëtar, dhe pjesëtarë të komunitetit të gjerë artistik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Çeku: ‘Sunny Hill’ bën Prishtinën skenë ndërkombëtare

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skena gazmore nga Rumania nga stërvitja e rezervistëve veteranë

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Seuli: Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë mbi 6.000 kontejnerë me municione
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, drejt balotazhit
Vuçiç është një hap më afër Putinit
Bajrami: Kushtetuta të amendamentohet, presidenti të zgjidhet nga populli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?