By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?
Ballina 1Lajme

Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 6:45 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

“KFOR-i ka një prani fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën – gjë që i mundëson misionit tonë të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’iu përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt”, tha KFOR-i.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ka parë ndonjë lëvizje të pazakontë të Ushtrisë apo Policisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Ky mision është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta informojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën.

Çka u tha në Serbi?

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha përmes një deklarate për media se pretendimet e Kurtit janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese drejtuar kundër Ushtrisë së Serbisë”.

Sipas kësaj ministrie, në video shihen pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në zonën e sigurisë tokësore, “duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e vijës administrative dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore”.

Këto veprime u tha se janë në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera, të nënshkruara me KFOR-in.

Në reagimin e ministrisë serbe thuhet, po ashtu, se në sigurimin e “vijës administrative drejt Kosovës dhe Metohisë” – siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën – “nuk ka vend për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Sa afër, në fakt, ishin forcat serbe?

Ekipi i forenzikës i Radios Evropa e Lirë analizoi pamjet që shpërndau Kurti në rrjetet sociale dhe lokalizoi vendin ku ndodheshin automjetet ushtarake serbe.

Automjetet në video duket se janë të kthyera në drejtim të fshatrave serbe, kurse ushtarët iu afrohen automjeteve të parkuara ushtarake.

Sipas njehsorit, që është pjesë e veglës Google Maps, në momentin e videos, dy automjete dhe disa ushtarë ndodhen rreth 350 metra nga kufiri me Kosovën, sipas vijës ajrore.

Në atë vend, ka edhe një rrugë të vogël ranore që e kalon kufirin.

Në të dy anët e kufirit, aty pranë shihen shtëpi.

Menjëherë pas kësaj vije kufitare janë fshatrat Banjë dhe Kleçkë në Kosovë.

Çka thanë tjetër autoritetet?

Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.

“Ata kanë ardhur të provokojnë, por ne e kemi xhiruar këtë, e kemi dëshmuar, por nuk kemi ndërmarrë asgjë. Kemi qenë të kujdesshëm, i kemi vëzhguar se a do ta kalojnë kufirin, por nuk e kanë kaluar. Unë jam i kënaqur që sot nuk janë, deri në orën 16:00 nuk kanë qenë aty”, tha ai.

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se ShBA-ja është duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

Në një bashkëbisedim online me gazetarët, që mbajti po ashtu të premten, O’Brien tha se ShBA-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

Ai tha se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë, do të konsiderohej nga SHBA-ja si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”.

ShBA-ja e ka cilësuar si zhvillim destabilizues edhe kur Serbia ka grumbulluar trupa ushtarake në kufi me Kosovën, pak disa pas sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Vrajolli: Kufiri jo i demarkuar, pretekst për “arsyetim”

Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se prania e njësive të Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën “është provokuese”.

Shqetësimet që ka ngritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje, thotë ai, nuk duhen injoruar as nga institucionet e Kosovës dhe as nga faktorët ndërkombëtarë.

“Nuk duhet mohuar mundësia që këta individë, këta ushtarë [të Serbisë], të cilët vijnë deri te vija kufitare, janë duke mbledhur informata inteligjente për boshllëqet që ka kufiri i Kosovës”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se institucionet e Kosovës nuk duhet të bien pre e këtyre veprimeve provokuese, por duhet të jenë të përgatitura për të intervenuar, në rast se njësitë e tilla kalojnë kufirin.

Vrajolli thotë se Kosova dhe Serbia nuk e kanë demarkuar kufirin dhe ky fakt keqpërdoret nga forcat serbe.

“Ato mund ta përdorin këtë si pretekst, të thonë ‘kemi menduar se është e jona’ ose ‘mendojmë se është e jona’”, thotë Vrajolli.

Serbia, me Kushtetutën e saj, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të saj, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë qysh në vitin 2008.

Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Muajin e kaluar është bërë një vit prej se ato kanë arritur Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve – e cila, mes tjerash, parasheh respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale – por zbatimi i saj ka ngecur.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Aurora Kryeziu bën hapin e madh, transferohet te klubi i njohur gjerman

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Riviera shqiptare në Top 6/ Lonely Planet: Mes destinacioneve më të mira europiane
Bulliqi sërish kandidat për kryetar të Podujevës
SHBA dyshon se Rusia po planifikon misione masive spiunazhi nën maskën e diplomatëve
Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?