By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetues
Lajme

KDI: 54% e qytetarëve i vlerësojnë të drejta vendimet e Gjykatës Kushtetues

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 2:56 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës, ka mbajtur sot konferencë për media, në të cilën janë prezantuar rezultatet e hulumtimit të opinionit publik, me theks këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi ecurinë e reformës në sektorin e drejtësisë.

Gjatë shpalosjes së të dhënave, Violeta Haxholli, ka theksuar se përmes këtij sondazhi është synuar të kuptohen disa çështje, duke filluar me atë se si e shohin qytetarët qasjen e Qeverisë dhe subjekteve opozitare ndaj procesit të reformës në drejtësi, si i kanë parë vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjeve të cilat tentojnë të reformojnë sistemin e drejtësisë dhe çfarë pritjesh kanë nga ky proces.

“Në pyetjen drejtuar qytetarëve se si e vlerësojnë qasjen e Qeverisë ndaj Reformës në Drejtësi, 49% janë të mendimit se Qeveria me anë të reformës po synon fuqizimin e sundimit të ligjit, kundrejt 22% të qytetarëve që mendojnë se Qeveria me anë të reformës po synon ndërhyrjen në sektorin e drejtësisë. Ndërsa, 18% e tyre mendojnë se Qeveria po shpërfillë akterët e tjerë gjatë procesit të hartimit të ligjeve”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, kur kanë pyetur se cilat mund të jenë arsyet e subjektet opozitare për të dërguar ligjet e Reformës në Gjykatën Kushtetuese, 31% e tyre kanë thënë se opozita i ka dërguar ligjet në gjykatë për shkak të cilësisë së dobët të tyre, ndërsa 31% e tyre janë shprehur se kjo po bëhet për të shmangur mundësitë e ndërhyrjeve të Qeverisë në organet e drejtësisë. Në anën tjetër 25% e qytetarëve mendojnë se Opozita i ka dërguar ligjet në Gjykatë për shkak se ndjehet e kërcënuar nga Reforma në drejtësi, kundrejt 17% të tyre që mendojnë se me anë të këtij veprimi Opozita po pengon Reformën.

“Në pyetjen se si i shohin qytetarët vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjet e Reformës në Drejtësi, 54% e qytetarëve janë shprehur se aktgjykimet e Gjykatës janë të drejta, kundrejt 24% të tyre që i konsiderojnë vendimet si të padrejta. Ndërsa nuk kanë ofruar përgjigje 21% prej tyre”, ka deklaruar ajo.

Sipas, saj, në fund, qytetarët janë pyetur edhe rreth pritjeve të tyre nga procesi i Reformës në Drejtësi, për çka 41% e tyre janë përgjigjur se presin që Reforma të fuqizojë sundimin e ligjit. Ndërsa, 30% e tyre se Reforma do të përmirësojë punën e Gjykatave dhe Prokurorive. Në anën tjetër, 28% e qytetarëve të anketuar nuk presin ndryshime nga Reforma në drejtësi.

Ky hulumtim i opinionit publik është realizuar me metodën e Omnibusit, në të cilin kanë marrë pjesë 1065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç. Periudha e anketimit përfshin datën nga 4 deri me 15 mars 2024.

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Stefanoviq: SNS dhe SPS kanë treguar se janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE
Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri
Sanije Krasniqi merr pozitë të rëndësishme në FIFA
Ja si SHBA rrëzuan balonën nga Kina mbi brigjet e Atlantikut (Video)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?