By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli kërcënon Evropën: “Nëse e njihni Palestinën, ne do të aneksojmë një pjesë të Bregut Perëndimor”
May 27, 2025
Operacion i madh ndërkombëtar: Arrestohen 14 kontrabandistë kokaine, sekuestrohen 780 kilogramë
May 27, 2025
‘Ikja e trurit’ nga Rusia shënon rekord 25-vjeçar
May 27, 2025
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike në Kinën lindore
May 27, 2025
AP: Më shumë se 200 të burgosur ukrainas vdiqën në burgjet ruse gjatë luftës
May 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm
Ballina 1Lajme

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 4:44 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin veprime për uljen e tensioneve në rajon.

O’Brien i ka bërë këto deklarata në një bashkëbisedim me gazetarët online.

Zyrtari amerikan ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 21 mars se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, dhe i ka cilësuar këto lëvizje si “provokime të qëllimshme”.

Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka quajtur deklaratat e Kurtit si pjesë e fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.

Sipas saj, forcat e ushtrisë serbe janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

Edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë të premten se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, si dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse.

“Vendimet e Qeverisë nuk duhet t’i varfërojnë njerëzit”

Kur ka folur për Kosovën, O’Brien ka thënë se asnjë Qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.

“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”.

Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.

Kështu, është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.

Serbia deklaron se ndan ndihmë për serbët e Kosovës në vlerë të miliona eurove, duke u dhënë pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

O’Brien ka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

“Miqtë e Kosovës tani po thonë që do të dëshironin që kjo rregullore të rishqyrtohej dhe të zbatohej ashtu që u mundëson qytetarëve të vet që të paguajnë për gjërat e përditshme. Kjo nënkupton marrjen e një hapi mbrapa, lejimin e hyrjes së ndonjë valute, euro, dinarë, kjo është diçka për të cilën po diskuton Lajçaku”, ka thënë ai, duke iu referuar të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar ditë më parë që brenda ditësh do të propozojnë zgjidhje për dinarin.

O’Brien ka thënë se ShBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës.

Mes tjerash, ai ka thënë se vendimi për dinarin nuk është marrë në kohën e duhur, pasi, sipas tij, në vjeshtën e vitit të kaluar, janë arritur shumë marrëveshje të rëndësishme, përfshirë atë që serbët e veriut të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.

Prandaj ai ka thënë se e sheh të çuditshëm vendimin që serbëve tani t’iu ndalohen shërbimet, që do t’ua mundësonin kryerjen e pagesave.

“Ne e kuptojmë se Qeveria [e Kosovës] dëshiron të kuptojë se çfarë valute po i hyn brenda territorit, por ekzistojnë mënyra për të garantuar transparencën pa i ndërmarrë veprimet e tanishme”.

Kosova dhe Këshilli i Evropës

Përgjatë konferencës, O’Brien ka rikujtuar se Kosova përballet këto javë me disa votime të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ai i ka përmendur Këshillin e Evropës duhet thënë se Kosova tashmë është pajtuar ose është zotuar për zbatimin e disa kritereve, për të ecur përpara.

“Njëra prej tyre ka qenë përparimi që është bërë lidhur me kontestin për tokën rreth Manastirit të Deçanit, dhe i kemi mirëpritur publikisht hapat që ka marrë Qeveria për të…por është thënë, po ashtu, që Kosova duhet të bëjë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se Këshilli i Ministrave në Këshillin e Evropës të trajtojë këtë pikë, dhe të jetë zbatuar para se Këshilli i Ministrave të votojë për punën e anëtarësimit”.

Ai ka thënë se ShBA-ja vazhdon të përkrahë Kosovën në synimet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por që Kosova ka bërë zotime lidhur me Asociacionin dhe se “kjo është pika kritike për të arritur atë që e ka synuar, e që në këtë rast është anëtarësimi”.

“Këto janë disa prej vendimeve të vështira që duhet t’i marrin qeveritë. Ne do t’i mbështesim teksa i marrin këto vendime, në mënyrë që t’i bashkohen komunitetit evropian dhe ndërkombëtar”.

Anëtarësimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këtë tokë ishte konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në majin e vitit 2016, por autoritetet përgjegjëse nuk e kanë zbatuar vendimin.

Përveç O’Brienit, edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

You Might Also Like

BE fillon heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar

Nesër inaugurimi i kontrollit të përbashkët kufitar

“Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve

Kurti përkujton Nënën Pashke: Dhembja nuk shuhet pa drejtësi për viktimat

Mbretëria e Bashkur mund t’i kërkojë Kosovës hapjen e “qendrave të kthimit”

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro

Kosova Times Kosova Times March 28, 2024
AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së
Spanja dhe Gjermania arrestojnë 4 persona që furnizuan Hezbollahun me pjesë për dronë
Të burgosurit filluan të kërcënohen me kushte të reja për refuzimin për të shkuar në luftë në Ukrainë
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?