By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo linjë ajrore do të lançojë Wi-Fi falas në të gjitha fluturimet evropiane duke filluar nga ky muaj
January 31, 2026
Napoleoni i shijshëm: Një recetë e preferuar polakë me krem
January 31, 2026
Këto gjoksa pule janë shumë lëngshme, një zgjedhje perfekte për drekë dhe kanë më shumë se 250 gramë proteina
January 31, 2026
Brokoli i pjekur me limon dhe djathë parmixhano
January 31, 2026
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 9:24 AM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Besimtarët bektashianë shqiptarë kremtojnë sot ( 22 mars) Ditën e Sulltan Nevruzit. Sipas besimit bektashian kjo ditë shënon fillimin e vitit të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në botën Aleviane kjo ditë shënohet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur.

Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për të rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Pavarësisht se është një festë fetare e besimit mysliman, Sulltan Nevruzi festohet edhe nga qytetarë të besimeve të tjera fetare. Harmonia dhe bashkekzistenca paqësore mes këtyre besimeve është një nga vlerat e shqiptarëve të cilat vlerësohen nga mbarë bota.

You Might Also Like

Izraeli sulmon Gazën një ditë para hapjes së Rafah-ut: 12 të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron u ofron evropianëve raketa bërthamore

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Vend shpërthyes. Bullgaria mbetet një objektiv i sabotimit të Kremlinit
Kusari Lila tha se e vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti ia kujton se ishte në AKR
Melençuk fiton trofeun ‘Lah Nimani’
SHBA akuzon Rusinë për shkeljen e marrëveshjes për rezervat bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?