Knaus, ka shkruar në platformën ‘X’, se anëtarësimi është edhe pjesë e marrëveshjes dhe bazuar në marrëveshjen e Ohrit, Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën dhe nuk duhet ta bëjë këtë as nëpërmjet dikujt tjetër.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reforma të rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet dhe mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës!”, shkruan Knaus në ‘X’

Ai përmend edhe disa pika nga  marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të vitit 2023:

“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.

Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.”, ka shkruar pos tjerash, Knaus në ‘X’.