By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kugelman: IS-i është autori i vetëm i besueshëm i sulmit afër Moskës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kugelman: IS-i është autori i vetëm i besueshëm i sulmit afër Moskës
Ballina 2Rajon / Botë

Kugelman: IS-i është autori i vetëm i besueshëm i sulmit afër Moskës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/23 at 7:56 PM
Kosova Times Published March 23, 2024
Share
SHARE

Pozicionimet e ndryshme të Rusisë, ndër vite, e kanë bërë këtë shtet ndër shënjestrat kyçe të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS). Kështu i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Michael Kugelman prej Qendrës Wilson.

Në sulmin e 22 marsit në sallën e koncerteve, Crocus City afër Moskës, kanë mbetur të vrarë të paktën 133 persona.

Sipas Kugelmanit, aktualisht IS-i është grupi i vetëm që mund të kryejë sulme të shkallës së tillë.

Radio Evropa e Lirë: Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Sa i besueshëm është ky pretendim?

Michael Kugelman: Mendoj që është pretendim i besueshëm, pasi Shteti Islamik zakonisht nuk e merr përgjegjësinë për sulmet që nuk i ka kryer. Nëse kthehemi mbrapa disa vjet më parë, Shteti Islamik e ka pasur Rusinë në shënjestër. Nëse shohim mbrapa në kohë, i shikojmë fjalimet e liderëve të lartë të Shtetit Islamik, do të shihni që Rusia është përmendur shpesh dhe është përshkruar si shtet kryqtar dhe shtet i keq kryqtar, duke u konsideruar nga IS-i gati njëjtë sikurse Shtetet e Bashkuara.

Dhe sigurt që ka pasur një sërë pozicionimesh të politikës ruse që ka qenë arsye për shqetësim prej IS-it. Mendoj që ky pretendim i IS-it është kredibil, për faktin që ai rrallëherë e merr përgjegjësinë për sulmet që nuk i kryen dhe ka pasur gjithmonë shumë arsye për të kryer sulme në Rusi.

Radio Evropa e Lirë: Pse kjo shënjestër?

Michael Kugelman: E kemi parë jo vetëm me IS-in, por edhe me shumë grupe tjera terroriste që vendet me turma të mëdha njerëzish janë gjithmonë atraktive, sepse zakonisht siguria nuk është e lartë. Nuk janë zona të ruajtura shumë. Dhe po, mund të sulmosh një numër të madh njerëzish. Nëse shikojmë nga ana psikologjike e një grupi terrorist, sikurse Shteti Islamik, ata ia dalin të instalojnë frikë dhe t’i bëjnë njerëzit që të frikësohen nga dalja në publik, sepse ata frikësohen që janë të cenueshëm në çdo vend.

Prandaj nuk mendoj që ekziston një arsye pse është shënjestruar konkretisht kjo sallë. Por e di që është një prej shumë organizimeve të tilla që ndjekin organizatat terroriste, i konsiderojnë shënjestra të buta, sepse është e lehtë për të vepruar. Dhe sipas definicionit të tyre, aty do të ketë gjithmonë shumë civilë të brishtë.

Radio Evropa e Lirë: A mund të flasim pak për historikun e marrëdhënieve mes IS-it dhe Rusisë? E di që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një sulm të mundshëm, më herët gjatë këtij muaji.

Michael Kugelman: Është e rëndësishme të shikojmë sa herë pozicionimet ruse kanë shkaktuar shqetësim për Shtetin Islamik. Fillimisht, ka pasur veprime ruse në Çeçeni, në Afganistan. Shteti Islamik i konsideron ato si dëshmi që Rusia ka marrë hapa që përbëjnë sulm kundër komuniteteve myslimane, tokës myslimane.

Mbështetja e Rusisë për Iranin, për [presidentin sirian, Bashar al-] Assad në Siri, fushata ushtarake kundër luftëtarëve të IS-it në Siri, fakti që ekziston grupi Wagner, forca mercenare ruse që operon në disa pjesë të Afrikës, ku janë shënjestruar luftëtarët e IS-it, dhe së fundi, Rusia ka ofruar mbështetje për talibanët në Afganistan, të cilët janë rivalë të ashpër të IS-it. Të gjitha këto përbëjnë një argument pse IS-i ka shënjestra ruse.

Dëshmitë e fundit flasin edhe për një sulm të Shtetit Islamik Korasan (IS-K), krahut të IS-it, me bazë në Afganistan. Grupi e ka shënjestruar Ambasadën e Rusisë në Kabul, çka ka qenë një zile zgjimi. Ka qenë hera e parë që një target rus është shënjestruar prej Shteti Islamik të Korasanit, dhe kjo u ka bërë me dije njerëzve që Rusia nuk është vetëm shënjestër e IS-it por edhe e degëve të tij, sidomos IS-K që është ndoshta ndër degët më aktive sot.

Radio Evropa e Lirë: A mund të na flisni për sugjerimin që rusët e kanë ndalur një sulm në një sinagogë më 7 mars. A dini diçka?

Michael Kugelman: Nuk mund të komentoj diçka. Mendoj se duke i parë ngjarjet e fundit dhe duke marrë parasysh synimet e IS-it për të targetuar Rusinë, atëherë nuk mund të përjashtojmë faktin që ata kanë dashur të kryejnë edhe sulm tjetër në Rusi. Ka arsye për të besuar që ka qenë ashtu. Por, nuk mund ta them me siguri.

Radio Evropa e Lirë: Ju besoni se është deklaratë kredibile, mirëpo nëse nuk ka qenë Shteti Islamik mbrapa sulmit, a ka ndonjë të dyshuar tjetër të mundshëm? Rusët tashmë e kanë drejtuar gishtin kah Ukraina. Ukrainasit mohojnë diçka të tillë. Si e shihni?

Michael Kugelman: Fatkeqësisht, është e natyrshme që Qeveria ruse do të reagonte duke e përdorur këtë sulm si arsyetim për ta fajësuar Ukrainën. Shqetësohem për pasojat që mund të ketë synimi i Rusisë për ta fajësuar Ukrainën, çka nuk do të ishte aspak në rregull. Çfarë do të thotë kjo për luftën e vet dhe për Ukrainën? A do t’i shtojë sulmet? Nuk e dimë.

Por, të jemi të qartë, nuk ekziston grup, nuk ekziston asnjë organizatë terroriste, sipas meje, që aktualisht mundet dhe ka kapacitete për të kryer sulmet që i pamë të premten. Al-Kaida është gjallë, por jo ashtu siç ka qenë, njëjtë sikurse nuk janë siç kanë qenë as bashkëpunëtorët që i ka pasur në rajon. Shteti Islamik është grupi i vetëm terrorist që ka kapacitet për të bërë diçka të tillë.

Grupi ka edhe degëzime të fuqishme sikurse IS-K. Të mos harrojmë që vetëm disa javë më parë, IS-K është përfshirë në një sulm të madh në Iran. IS-K ka kryer edhe sulme tjera, disa prej tyre janë parandaluar në Evropë dhe Lindje të Mesme. Prandaj, bindja ime është që duhet drejtuar gishtin kah Shteti Islamik. Nuk ka asnjë faktor tjetër logjik që do të kishte vullnetin dhe kapacitetin për të kryer diçka kësisoj.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Kosova Times March 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fillon gjyqi i Le Pen dhe të djathtëve. Dyshohet se kanë vjedhur 7 milionë euro

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Kredi për realizim të projekteve
KFOR-i nga sot me komandant të ri, shkon Kajari vjen Ristuccia
Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presidentin Steinmeier
Horoskopi ditor për 2 dhjetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?