By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik
October 29, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
October 29, 2025
Omëleta ruse është një mëngjes ideal: Duket si një tortë e kripur, më e shijshme se ajo klasike!
October 29, 2025
Torta më kremoze me çokollatë: Pa pjekje, gati në vetëm 30 minuta dhe një shije që do t’i kënaqë të gjithë
October 29, 2025
Ministri belg: Do ta rrafshojmë Moskën nëse sulmon Brukselin
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letra e krerëve shtetërorë, Kusari-Lila: Një formalitet, asgjë më shumë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Letra e krerëve shtetërorë, Kusari-Lila: Një formalitet, asgjë më shumë
Ballina 1Lajme

Letra e krerëve shtetërorë, Kusari-Lila: Një formalitet, asgjë më shumë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/23 at 4:34 PM
Kosova Times Published March 23, 2024
Share
SHARE

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila foli për legjislativin dhe qeverisjen KURT II, me theks të veçantë aktivitetin e kësaj legjislature, të arriturat dhe sukseset me gjithë sfidat që kanë përcjellë këtë legjislaturë. Ajo foli edhe për letrën e krerëve shtetërorë dërguar Bakoyannis-it, raportuese për Kosovën në KiE.

Kusari-Lila, në pyetjen e gazetarit lidhur me letrën e krerëve shtetërorë dërguar raportueses për Kosovën në KiE, Doris Bakoyannis, tha se kjo nuk është e pazakontë dhe shtoi se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim në KiE , e cila do të mbahet më 27 ,mars në Komitetin për çështje Politike.

“Letra nuk është asgjë më shumë, sesa një formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve të tjera, të cilat iu referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë të opinionit të raportueses Bakoyannis”, deklaroi Kusari-Lila.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmes një raporti 26 faqësh i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Bakoyannis u ka kërkuar ministrave të Këshillit të Europës, që me 27 mars të votohet raporti i saj për Kosovën, për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Kusari-Lila: Kjo legjislaturë më e suksesshmja nga të gjitha të mëparshmet

Ajo tha se kjo legjislaturë është më e suksesshme se të gjitha legjislaturat e mëparshme, duke pasur parasysh sfidat që kanë përshkuar, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, etj.

“Prej marsit 2021 deri në marsin e 2024, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 220 ligje, prej të cilave 57 janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Kusari-Lila.

Ajo më tej bëri të ditur numrin e seancave të mbajtura gjatë këtyre tre vjetëve, ku gjithsej janë 151 seanca, si dhe votimet për disa projektligje, por edhe për emërime, pastaj për shkarkimet të anëtarëve nga postet e ndryshme publike.

Tutje, Kusari-Lila foli për reformën në ekonomi dhe në drejtësi.

Në sektorin e ekonomisë, ajo përmendi dy projektligje, sipas saj, të rëndësisë së veçantë, të cilat janë: Projektligji për reforma të qëndrueshme dhe Projektligji për Fondin Sovran, për miratimin e të cilave, shtoi ajo, po pengon opozita.

Ndërkaq deputeti nga radhët e LVV-së, Adnan Rrustemi, duke folur për aktivitetin e kësaj legjislature gjatë këtyre tre vjetëve, bëri të ditur se për këtë vit janë edhe 108 ligje që do të trajtohen nga Kuvendi.

“Gjatë këtyre tre viteve GP ka shtyrë përpara pa dyshim dhe mbështetur programin politik të qeverisë se Kosovës përmes miratimit të ligjeve të propozuar nga qeveria. Natyrisht jemi në fund të vitit të tretë e në fillim të viti të katërt dhe të fundit të qeverisej dhe gjatë kësaj periudhe do të vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri në realizimin e zotimeve tona elektorale e programore. Edhe në programin legjislativ të propozuar nga qeveri për këtë vit janë edhe 108 që do të trajtohen nga Kuvendi”, ka deklaruar Rrustemi.

You Might Also Like

Panairi i mikpritjes në Dubai, Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Arsenali i armëve në Tiranë/ Zbulohet fotoja e një prej trafikantëve të arrestuar

Arrestohen katër shtetas turq në Fushë Kosovë, posedonin marihuanë

MPJD: Konsultimet politike Kosovë–Belgjikë, dëshmi e partneritetit

Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kosova Times March 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

I moshuari tentoi të mbyste bashkëshorten me jastëk

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”
Në Novosellë të Kosovës, humb jeten motociklisti
Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore
6 raste të dhunës në familje, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?