By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shea: Kosova në paqe dëshmi se ndërhyrja e NATO-s pati sukses
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shea: Kosova në paqe dëshmi se ndërhyrja e NATO-s pati sukses
Ballina 1Lajme

Shea: Kosova në paqe dëshmi se ndërhyrja e NATO-s pati sukses

Kosova Times
Last updated: 2024/03/24 at 10:22 AM
Kosova Times Published March 24, 2024
Share
SHARE

Sot mbushen 25 vjet nga sulmet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë. Në 25 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, ish-zëdhënësi i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea tha se ishte vendim i duhur bombardimi i forcave serbe në vitin 1999.

Shea tha se vendim i NATO-s, ishte i duhur në atë kohë dhe ai beson se është shfajësuar nga historia. “Në javët e para të vitit 1999, represioni serb ndaj popullatës civile kosovare po përkeqësohej qartë. Masakra në Reçak shënoi një pikë kthese në brutalitetin e saj dhe regjimi i Millosheviqit kishte refuzuar paqen e kompromisit që ishte negociuar midis Beogradit dhe delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe Paris”, theksoi ai për RTKlive.

Sipas tij, NATO i kishte dhënë opsionit diplomatik çdo mundësi për të punuar, por qartësisht nuk mund të qëndronte mënjanë pasi dhuna dhe kriza humanitare u intensifikuan në Kosovë.

“Kështu ajo filloi fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit dhe forcave të tij përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut në fund të marsit. Fakti që më pas refugjatët dhe personat e zhvendosur kosovarë mundën të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se populli i Kosovës gjatë 25 viteve të fundit ka qenë në gjendje të jetojë në paqe dhe siguri (edhe pse larg nga e përkryera) tregon se ndërhyrja e NATO-s pati sukses dhe u justifikua”, tha ai.

Shea e ka përshkruar edhe konsensusin për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. “Në prag të fushatës ajrore, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mblodhi në zyrën e tij ambasadorët e 19 vendeve anëtare të aleancës dhe u bëri dy pyetje. A ishte ai i autorizuar për të nisur fushatën ajrore dhe ishte secili aleat i sigurt se ishte e nevojshme dhe kishte një bazë të fortë ligjore në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Të gjithë u thanë po të dyja pyetjeve pa përjashtim. Pra NATO veproi në bazë të një konsensusi të plotë dhe ai solidaritet vazhdoi deri në fund të fushatës ajrore dhe lirisë së popullit kosovar”, tha ai.

Edhe pse kanë kaluar 25 vjet, Serbia ende vazhdon të refuzojë të pranojë krimet e kryera nga ish-regjimi i Millosheviqit, për këtë Shea tha se është përgjegjësi e çdo shteti të pajtohet me historinë e tij, si të keqe ashtu edhe me të mirë.

“Kjo është edhe më e nevojshme kur provat për krimet e luftës janë dërrmuese dhe të dokumentuara mirë përtej dyshimit shkencor apo ligjor. Udhëheqësit serbë, si Millosheviçi, u paditën nga Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për akuza të shumta për krime lufte duke përfshirë gjenocidin”, theksoi ai për RTKlive.

Duke shtuar se të përpiqesh të mbulosh fakte të forta me mohime, shtrembërime dhe kundër akuza është një abdikim i përgjegjësisë politike në një kohë kur kaq shumë vende të tjera në Evropë e kanë pranuar publikisht anën e errët të historisë së tyre, pavarësisht nëse ka të bëjë me tregtinë e skllevërve, deportimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore ose përdorimin e torturës në Luftën e Algjerisë.

“Vendet që e kthejnë historinë e tyre në mite janë shpesh partnerë jo të besueshëm siç ka treguar Rusia e Putinit në dekadat e fundit. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor gjithashtu ka nevojë që vendet të japin llogari me ndershmëri dhe plotësisht për të kaluarën dhe t’ua lënë këtë punë historianëve profesionistë dhe jo politikanëve apo mediave. Kështu që unë mund të shpresoj vetëm se Serbia do të ndjekë shembullin e mirë të shumë vendeve të tjera evropiane. Të jesh evropian do të thotë të jesh i sinqertë për të kaluarën, në mënyrë që të ndërtosh një të ardhme më të mirë, në vend që të riprodhosh pafundësisht armiqësitë e vjetra historike”, deklaroi Shea.

 

You Might Also Like

Kurti: Siguria në veri është përmirësuar, Serbia ka humbur ndikimin

Defender 2025` mbyllet me sukses, Vengu vlerëson Forcat e Armatosura

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Kosova Times March 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Vriten dy fëmijë në një sulm me thikë në Angli
Krasniqi kritikon Qeverinë Kurti për kundërshtim të aleatëve
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare
Mot i vranët dhe me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?