Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë javës që shkoi janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Han të Elezit.
Tutje, vazhdon njoftimi, se me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje dhe është ndaluar në mbajtje, ndërsa 5 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/