By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vajzën e re italiane e kërkuar për 11 ditë. E gjetën në papafingo të fqiut
December 5, 2025
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare
December 5, 2025
Khan: Hetimi ndaj krimeve ruse, s’ndalet nga bisedimet për paqe
December 5, 2025
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine
December 5, 2025
Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet
December 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 4:54 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gazë.

Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, që më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, abstenuan gjatë votimit të 25 marsit.

Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj.

Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë eksplicite nuk iu kërkua Izraelit që të ndalë fushatën e tij ushtarake në Gazë.

Në rezolutën e re, të miratuar të hënën, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me ShBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

ShBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.

Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga ShBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që të lirojë pengjet.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare.

You Might Also Like

Vajzën e re italiane e kërkuar për 11 ditë. E gjetën në papafingo të fqiut

Khan: Hetimi ndaj krimeve ruse, s’ndalet nga bisedimet për paqe

Palestinezi: Kolonët më rrëmbyen dhe më rrahën, më lanë pa ndjenja në rrugë në mëngjes

Presidenti Trump merr çmimin Paqes nga FIFA

Manifesti 33-faqësh: Trump i shpall luftë ideologjike Evropës

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një burrë ra nga një shkëmb i rrezikshëm në Pag dhe vdiq. Një grua shpëtohet, video e publikuar

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
FESTIVAL POETIK NË NOVARA TË ITALISË
ShBA-ja dhe Kanadaja detektojnë avionë të Rusisë dhe Kinës afër Alaskës
Shaw: Ne e duam Southgate-n, ai vërtet është i mirë
Analiza e CNN: Kamala Harris sapo mori një nga sondazhet e saj më të mira të vitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?