By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”
December 27, 2025
Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja
December 27, 2025
Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima
December 27, 2025
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, trupi dërgohet në IML për obduksion
December 27, 2025
I maskuari grabit recepsionistin në Çagllavicë
December 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Korrupsioni po luftohet, në veri janë mbyllur 27 rrugë ilegale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Korrupsioni po luftohet, në veri janë mbyllur 27 rrugë ilegale
Ballina 1Lajme

Kurti: Korrupsioni po luftohet, në veri janë mbyllur 27 rrugë ilegale

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 11:52 AM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të hënën për sukseset në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurti tha se ka më shumë sundim të ligjit, ndërsa korrupsioni po luftohet në të gjitha pjesët e vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës ku janë mbyllur 27 rrugë ilegale, janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit.

“Në indeksin e Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit jemi përmirësuar për 21 vende në tri vjet dhe qëndrojmë në renditjen më të lartë ndonjëherë. Eliminimi i tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, shkruan kryeministri Kurti në Facebook.

Mbi 2.4 ton substanca narkotike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rreth 37 milionë euro, sipas tij, janë mall dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara nga operacionet e Doganës së Kosovës.

“Numri i inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është rritur për rreth 63% në krahasim me vitin 2019, shifër kjo rekord e inspektimeve”, thotë më tej kryeministri.

Paraja publike shpenzohet me përgjegjësi dhe ruhet e mbrohet gjithashtu, ndërsa mbi 145 milionë euro, siç deklaron Kurti, i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga tri procese të fituara në arbitrazhin ndërkombëtar.

“Në veri të vendit është ulur ilegaliteti, e po shtohet ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, dhe janë shkatërruar 9 laboratore droge, 6 të kriptovalutave dhe 4 depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale, dhe armatim e asete në vlerë rreth 15 milionë euro nga hetimet mbi sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, ku humbëm rreshterin shembullor Afrim Bunjaku, por fituam një Hero të Kosovës dhe dolëm fitues e faqebardhë”, ka shkruar Kurti.

Në veri, sipas Kurtit, janë ngritur 9 stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit,ndëresa deri në vitin 2021 nuk kishte asnjë.

“Pas 24 vjetëve në komunat veriore janë hapur e funksionalizuar zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës dhe të Kadastrave Komunale në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve të ligjshme. Me largimin e targave ilegale, siguria publike është më e mirë. Po shtrohen rrugë që lidhin fshatrat mes vete në veri e me komuna në jug, po ndërtohen e rinovohen shtëpi të banorëve, e po modernizohet infrastruktura e telekomunikimit dhe internetit për shërbimet 4G+ dhe 5G”, shkruan Kurti.

Qeverisje e sundimit të ligjit, e të gjithëve, pa dallim, shkruan në fund ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, trupi dërgohet në IML për obduksion

Moti në Shqipëri i kthjellët

Parashikimi i motit për Kosovë dhe Shqipëri

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputetët po kërkojnë sanksione specifike për Dodik dhe udhëheqjen e RS

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Bullgaria kërcënoi se do të ndalonte tranzitin e gazit rus në Evropë
Gazetarja amerikane e liruar nga Rusia, Alsu Kurmasheva: Mediat dhe shoqëria ruse në ‘një gjendje mbijetese’
Pesë shenja që tregojnë se po hani shumë mish
Irini Asqeriu realizon enciklopedin e filmit shqiptar (1904-2022)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?