By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend disa dhjetëra pika
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend disa dhjetëra pika
Ballina 1Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend disa dhjetëra pika

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 8:33 AM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend ditë janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, si dhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, votimi në parim i Projektligjit për rrugët, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, votimi i Programit Kombëtar të Shkencës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022, shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për farërat, shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për pasurimin e miellit dhe shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.

Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2024 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptarë, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.

Ndërsa pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14 mars 2024, është votimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ndërsa propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës është me këto pika:    Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, votimi i Projektligjit për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, votimi i Projektligjit për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, votimi në parim i Projektligjit për gjendjen civile,  shqyrtimi i parë Projektligjit për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-285 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gjykatën Administrative, ahqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut, shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022, zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kallas do të takojë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor Fadil Gashi /RTK Radio Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, mbledh nesër në një darkë pune në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të hënën, ndërkaq, sipas agjendës zyrtare të publikuar, Kallas, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për vizitën që ajo pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Të hënën, në Luksemburg, mbahet takimi i radhës i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Takimi fillon në mëngjes në orën 08: 00 dhe do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Pikë kryesore e takimit do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjithashtu, do të diskutojnë edhe raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, paraprakisht, të dielën më 13 prill, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të ketë një darkë pune me 6 ministrat e Jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në një darkë pune, ministrat e BE-së do të diskutojë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me partnerët nga Ballkani Perëndimor”, theksohet në agjendën e takimeve zyrtare të Këshillit Evropian. “Vendet partnere të Bashkimit Evropian nga Ballkani Perëndimor janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor. Shumë prej tyre tashmë janë në rrugë për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e reja anëtare”, theksohet në faqen e Këshilli Evropian. Sipas agjendës, të hënën, në rend dite të ministrave të Jashtëm të BE-së do të jetë edhe gjendja në Lindjen e Afërt, përfshirë krizën humanitare në Gaza dhe situatën në Siri. Gjithashtu, në rend dite janë edhe marrëdhëniet e BE-së me vendet afrikane.

Kosova Times Kosova Times April 12, 2025
Nesër përurohet pikë kalimi kufitar ‘Hani i Elezit – Bllacë’
Koordinimi-alias “Kordinacija” anti AKI
Haziri: Koordinimi me aleatët, themel për sigurinë e Kosovës, çdo veprim i pakoordinuar mund të ketë pasoja të pariparueshme
Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?