By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perëndimi s’lejon diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Perëndimi s’lejon diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë
Ballina 2Rajon / Botë

Perëndimi s’lejon diskutimin në OKB për fushatën e NATO-s kundër Jugosllavisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 10:47 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore, abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë 25 vjet më parë.

Rusia kishte kërkuar që pika e titulluar “kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” të futej në agjendën e takimit të 25 marsit në Këshillin prej 15 anëtarësh.

Franca, ShBA-ja argumentuan se agjenda e një takimi miratohet nga të gjithë anëtarët, prandaj Rusia pas votimit kërkoi zyrtarisht që kjo pikë të futej në rend dite më vonë gjatë 25 marsit dhe Japonia, që kryeson Këshillin, u pajtua me këtë gjë.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, tha se çështja e ndërhyrjes së NATO-s nuk është çështje historike, por Kosova, sipas tij, mbetet në agjendën e Këshillit, pasi tha se situata në këtë shtet është përkeqësuar së fundi.

Ai tha se ndërhyrja ushtarake e aleancës ishte “shkelje e madhe e ligjit ndërkombëtar” dhe Kartës së OKB-së.

“Më 24 mars, koalicioni i aleancës të udhëhequr nga SHBA-ja bombarduan Jugosllavinë nën pretekstin e ndaljes së pastrimit etnik në Kosovë. Në fakt, policia dhe ushtria po luftonin kundër bandave të armatosura në Kosovë”, tha ai, duke iu referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç pretendoi ai, nga “propaganda perëndimore” pjesëtarët e saj “u shndërruan në luftëtarë të së mirës”.

SHBA-ja tha se ka mbështetur fushatën 78-ditore kundër caqeve policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë, dhe përfaqësuesi i saj në OKB, tha se ishte një veprim “i nevojshëm dhe legjitim për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë”.

“Abstenuam për shkak të qasjes së Rusisë. Ne mund të mbështesim një takim në një format të duhur që adreson ngjarjet e vitit 1999. Nuk mund të mbështesim një takim që haptas instrumentalizon ngjarjet tragjike të shekullit të kaluar për të çuar përpara një fushatë propaganduese”, tha përfaqësuesi i ShBA-së, duke shtuar se qëllimi i Rusisë është që të nxisë tensione dhe të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesi i Francës tha se sjellja e tillë e Rusisë nuk i kontribuon përpjekjeve që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe këtë, sipas Parisit, e di edhe Moska.

“Rusia, në mënyrë cinike po përdor çështjen e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s më 1999 dhe po tenton që të justifikojë luftën e saj kundër Ukrainës, siç ka bërë në të kaluarëm, për të justifikuar politikën e saj të jashtme agresive në Gjeorgji dhe Krime”, tha ai.

Ndërkaq, Kina, që njësoj sikurse Rusia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, po ashtu përkrahu Rusinë dhe tha se ndërhyrja e NATO-s ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Kinës tha se gjatë fushatës ajrore të aleancës ushtarake perëndimore ishte sulmuar edhe Ambasada kineze në Beograd, kur ishin vrarë edhe tre gazetarë kinezë.

“Kjo ishte shkelje flagrante e sovranitetit të Kinës”, tha ai.

Në fund të takimit, përfaqësuesja e Japonisë – shteti që ka kryesimin e Këshillit të Sigurimit – tha se është dakord që të mbahet një seancë e hapur me kërkesë të Rusisë, por për caktimin e orës do të merren vesh me palët.

Në Nju Jork, ku ka selinë OKB-ja, gjendet edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla. Në ShBA po ashtu janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Qeverisë serbe.

Më 24 mars u bënë 25 vjet nga nisja e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999, në Kosovë filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

Njëzet e pesë vjet pas kësaj ndërhyrjeje, në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka numër shumë më të vogël të ushtarëve, 4.700 sosh.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Ka shenja të krimeve të luftës në veprimet e trupave ruse në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Tërmet i ri në kufirin turko-sirian
​Osmani takohet me sekretarin e OIC, thekson rëndësinë e njohjeve nga vendet islamike
CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali
Bild: Ministrja gjermane e Mbrojtjes është gati të japë dorëheqjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?