Një person është arrestua pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një thikë.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe prezantim i rremë”.