Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës  12:30 në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje dhe prezantim i rremë”.