By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefat e mbrojtjes të ShBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefat e mbrojtjes të ShBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën
Ballina 2Rajon / Botë

Shefat e mbrojtjes të ShBA-së dhe Izraelit diskutojnë për planet për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/26 at 11:13 PM
Kosova Times Published March 26, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësit e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u takuan me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit më 26 mars, teksa Uashingtoni po paralajmëron kundër një pushtimi tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por tensionet e rritura mes dy aleatëve vënë në pikëpyetje çdo përparim në këtë drejtim.

Në nisje të takimit në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se do të diskutojnë për mënyrat alternative për të sulmuar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian –në Rafah. Por, ai tha se numri i vdekjeve të civilëve në Gazë “është shumë i lartë” dhe se dërgesat e ndihmave “janë shumë të vogla”. Austin po ashtu përsëriti qëndrimin se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe se ShBA-ja gjithmonë do ta ndihmojë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ndërkaq, vuri në pah kërcënimet e vazhdueshme me të cilat po përballet shteti i tij dhe tha se në këtë takim do të adresohen mënyrat për të shkatërruar Hamasin dhe për lirimin e pengjeve izraelite, por edhe për planet se si të kthehen në shtëpitë e tyre banorët e zhvendosur.

Austin nuk përmendi kërcënimet për të kufizuar apo kushtëzuar ndihmën ushtarake në të ardhmen për Izraelin apo për përfitimet humanitare, që janë një sentiment në rritje në mesin e anëtarëve të Kongresit amerikan. Dhe Gallant vetëm tha se takimi do të përfshijë diskutime lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve “për t’u siguruar që ushtria izraelite ka aftësi”.

Takimi, në të cilin mes pjesë edhe gjenerali CQ Brown, i cili udhëheq Shtabin e Përgjithshëm amerikan, mbahet në kohën e rritjes së tensioneve mes ShBA-së dhe Izraelit, që janë nxitur për shkak të shqetësimit global lidhur me përshkallëzimin e krizës humanitare në Gazë dhe mosmarrëveshjeve politike sa u përket përpjekjeve për të arritur një armëpushim.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, papritur anuloi vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë në Uashington, që ishte paraparë të zhvillohej gjatë javës, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. ShBA-ja abstenoi, duke mos përdorur fuqinë e vetos, dhe rezoluta u miratua.

Izraeli thotë se nuk mund të mposhtë Hamasin pa hyrë në Rafah, ku thotë se grupi radikal ka katër batalione që kanë mijëra luftëtarë. Por, zyrtarët amerikanë po i bëjnë presion Izraelit që të heqë dorë nga pushtimi tokësor dhe të shqyrtojë të tjera mënyra për të mposhtur Hamasin.

“Ka mënyra të tjera për të adresuar kërcënimin që vjen nga Hamasi, duke marrë parasysh po ashtu sigurinë e civilëve”, tha një ditë më herët gjeneralmajori Pat Ryder, sekretar për media i Pentagonit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli beson se afër 130 pengje po mbahen ende në Gazë, përfshirë edhe mbetjet mortore të 33 personave të vdekur.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore dhe ajrore në Gazë që kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer

Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL

Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë

Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it

Kosova Times March 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Olti Behluli e Sara Hoxha dhe Arti Karabaxhaku e Taibe Ruli Kampion të Kampiotatit Individual të Kosovës për U11 dhe U15

Kosova Times Kosova Times April 8, 2023
Shqipëri, harta e re gjyqësore, nga sot 9 gjykata të Shkallës së parë nuk ekzistojnë
Frika që pati ShBA-ja 30 vjet më parë për mundësinë e luftës Rusi-Ukrainë
Newcastle insiston për Thiaw, Milani kërkon 40 milionë euro
“Kritikat e ashpra, Vuçiq duhet të mendohet”: Mediat rajonale për raportin e KE për Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?