By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallatë me qiqra aromatike
November 23, 2025
Erdogan do të zhvillojë bisedime me Putinin të hënën
November 23, 2025
Trump sulmon Zelenskyn dhe evropianët – “Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona”
November 23, 2025
Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’
November 23, 2025
Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clark: Jam krenar për gjithçka që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clark: Jam krenar për gjithçka që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve
Ballina 1Lajme

Clark: Jam krenar për gjithçka që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 3:57 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wresley Clark, në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së forcave euroatlantike, ka deklaruar se ndihet krenar për progresin në Kosovë.

“25 vjet më parë, unë isha komandant i NATO-s kur filluam operacionet për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Ishte një thirrje e ashpër për NATO-n, ishte një thirrje e ashpër për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe ishte një thirrje e ashpër për popullin e Kosovës. Sot, 25 vjet më vonë, unë jam shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, progresit politik, për pavarësinë, për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar i Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, të cilat shpresoj se do të ndodhin”, ka deklaruar ai në video përshëndetjen e tij.

Ai ka thënë se mban mend viktimat dhe shqetësimet që e kanë shoqëruar procesin e kujdesit ndaj popullit të Kosovës.

Clark ka potencuar miqësinë e afërt të vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë, dhe në një botë të trazuar, Amerika ka nevojë për të gjithë miqtë e saj, si dhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës, kështu që unë mendoj se është një partneritet potencialisht me të vërtetë i fortë, që do të forcohet dhe unë thjesht dua të them nga thellësia e zemrës sime, gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje ish-komandanti i përgjithshëm ka thënë se sa here sheh shqiptarët e Kosovës, iu kujtohet rëndësia e lirisë.

“Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, ka shtuar Clark.

Në konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”, të organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit, morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe personalitete të tjera.

You Might Also Like

Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës

Murati, Ramës: Komuna nuk kreu pagesat edhe pse Thesari alokoi mjetet

Trafiku Urban: Nga nesër ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave

Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokua

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani do të furnizojë Rusinë me raketa balistike

Kosova Times Kosova Times January 4, 2024
Arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia i shumë-kërkuari në Shqipëri për trafikim fëmijësh
CNN: Trump dëshiron të flasë me Putinin menjëherë pas inaugurimit
A pati sulm ne zemer Shoigu pas perplasjes me Putin?
Raketa nga Libani godet Rrafshnaltën e Golanit, disa të vdekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?