By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari në detyrë i Himarës jep dorëheqje nga paraburgimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryetari në detyrë i Himarës jep dorëheqje nga paraburgimi
Ballina 2Rajon / Botë

Kryetari në detyrë i Himarës jep dorëheqje nga paraburgimi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 7:39 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dha dorëheqje nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej të shtunës së 23 marsit.

Ai u arrestua nën dyshimet se përmes dokumenteve të falsifikuar ka lejuar regjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet. Këto pasuri, pas transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, i cili ka edhe statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Artan Gaçi është bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Letra e dorëheqjes së Jorgo Goros i drejtohet Këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet të premten, më 29 mars, për të vendosur se kush do të marrë drejtimin e kësaj bashkie.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës më 14 maj të vitit 2023, Fredi Beleri, nuk e mori detyrën pasi u arrestua një ditë para zgjedhjeve nën akuzën e “blerjes së votave”. Në këto kushte, Jorgo Goro edhe pse humbi përballë rivalit të tij, qëndroi në detyrë, deri ditën e mërkurë, kur dha dorëheqje për shkak të arrestimit.

Në letrën e dorëheqjes, Goro shkroi se e konsideron absurde akuzën për “shpërdorim detyre” dhe se do të vijojë betejën e tij ligjore. Ai tha se Himara nuk duhej kthyer në mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë, referuar debateve në distancë mes dy vendeve për çështjen “Beleri”, të cilën Athina e ka çuar deri në Bruksel në institucionet evropiane.

“Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë, me legjitimitet të cunguar formal dhe moral. Rezultati tepër i ngushtë, me 19 vota diferencë, nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”, tha Goro.

Pas 12 vjetësh e 10 muajsh në drejtimin e bashkisë së Himarës, Gogo tha se do të donte që largimi i tij të ishte ndryshe, dhe jo me një letër nga qelia e paraburgimit, por “nuk e kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqijat që na gjejnë”.

Në qeli, tashmë i dënuar me dy vjet burgim ndodhet edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Sipas ligjit për qeverisjen vendore me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, drejtimin e merr zëvendëskryetari. Nëse ka më shumë se një nënkryetar, siç është rasti i Himarës, duhet të vendosë Këshillit Bashkiak kush do të kryejë këtë funksion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ka qenë pikërisht Beleri që ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kreun e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Jorgo Goro “në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin”.

“Pa bërë asnjë verifikim, në bashkëpunim me drejtorin e bashkisë, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke regjistruar një sipërfaqe prej 5.512 metrash katrorë tokë bujqësore në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat”, tha SPAK-u.

Prona është sekuestruar nga Gjykata e Posaçme. Investimi i kryer nga Artan Gaçi ka qenë objekt debatesh politike në Parlamentin e Shqipërisë.

Fakti që ai përfitoi statusin e investitorit strategjik, bëri që opozita të kërkonte dorëheqjen e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme. Shumica socialiste nuk e pranoi kërkesën, ndërsa çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, ku ndodhet prej një viti.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja do të transferojë 90% të të ardhurave nga asetet e ngrira të Rusisë për nevojat ushtarake të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Axhenda ndërkombëtare
Zbulohet motivi i mundshëm i vrasësit të Nju Jorkut. Ai la një letër lamtumire
Ushtria amerikane vendos forca ajrore shtesë në Lindjen e Mesme
Irani ekzekuton për herë të parë një person të arrestuar në protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?