By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Memli Krasniqi nominon Bedri Hamzën për Kryeministër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Memli Krasniqi nominon Bedri Hamzën për Kryeministër
Ballina 1Lajme

Memli Krasniqi nominon Bedri Hamzën për Kryeministër

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 5:27 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën.

Hamza aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut.

Gjatë një konference për media, udhëheqësi i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, për shkak të, siç tha ai, keqqeverisjes nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe shqetësimeve të sigurisë dhe “mbi të gjitha ekonomisë së rënduar dhe stagnuar”.

“Kosova ka nevojë për një model të dëshmuar të qeverisjes. Për një qeverisje që kryen punë, që e mban fjalën dhe që u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha ai.

Teksa prezantoi kandidatin partisë së tij për kryeministër, Krasniqi tha se Kosovës i duhet të ketë në ballë një personalitet me përvojë institucionale.

“Kjo detyrë kërkon në ballë një shërbyes civil të dëshmuar, me përvojë dhe të përkushtuar për të kthyer Kosovën në binarët e zhvillimit, një udhëheqës që kurrë nuk është lëkundur në besnikërinë dhe angazhimin e tij për shtetin tonë. Një lider që u ofron qytetarëve parashikueshmëri dhe siguri. Kosova e ka një personalitet të tillë”, tha Krasniqi duke iu referuar Bedri Hamzës.

Hamza, ndërkaq, tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të rritjes ekonomike.

“Kosova si një vend me potencial ka nevojë për një rritje më të përshpejtuar ekonomike. Si një njeri me përvojë të gjatë institucionale, në funksione të ndryshme publike, dhe duke e njohur nga afër Kosovën e para dhe pas luftës, sektorin privat dhe atë publik, në komunë, në ministri, në BQK, dhe në Kuvendin e Kosovës, kam një pasqyrë të qartë të të kaluarës, të tashmes dhe një vizion për të ardhmen e vendit tonë. Jam i vendosur të kontribuoj në avancimin e zhvillimit të Kosovës në të gjitha fushat”, tha ai.

Hamza në të kaluarën ka qenë ministër i Financave dhe Ekonomisë, deputet në legjislaturat paraprake të Kuvendit të Kosovës si dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Së fundi partitë opozitare kanë shpeshtuar thirrjet që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve, për shkak të, siç ka thënë, dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme.

Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti përfundon marsin e ardhshëm.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Projekti”: gruaja e kreut të Ministrisë së Situatave Emergjente, mund të përfshihet në eksportin e fëmijëve ukrainas

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
‘Si deja vu’: Refugjatët ukrainas në Izrael përballen me një luftë të re
Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus
Maqedonci: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan
Lëndohet një polic në veri, tri vetura të Policisë të sulmuara gjatë ditës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?