By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”
June 22, 2025
Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin
June 22, 2025
Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi
June 22, 2025
VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur
June 22, 2025
Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet me sukses në operim
June 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan
Ballina 2Rajon / Botë

Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 4:19 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste të Rusisë, deklaroi të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas tij, pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet edhe në vende të tjera të Evropës Lindore, përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Osmani i bëri në një takim në Shkup me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, me rastin e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.

“Rajoni gjithnjë e më shumë po bëhet fushë për garë gjeopolitike. Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit mes perëndimit dhe lindjes, mes demokracisë dhe autoritarizmit. Agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës tregoi se arkitektura ushtarake e sigurisë në Evropë është prishur dhe ashtu siç kam thënë edhe në raste tjera, Ukraina është ndalesa e parë e ambicieve imperialiste të Rusisë. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet edhe më tej në lindje drejt Moldavisë, Kaukazit, Gjeorgjisë dhe besoj se stacioni i radhës do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Osmani.

Sipas tij, agresioni rus nuk paraqet vetëm sulm direkt ndaj Ukrainës, por edhe sfidë mbi të drejtën ndërkombëtare, vlerat dhe normat që sollën prosperitet dhe siguri në Evropë.

Osmani theksoi se në një situatë të tillë të kërcënimeve mbi paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, integrimet evropiane dhe euroatlantike duhet të jenë prioritet për demokracitë perëndimore.

“Tani, si asnjëherë më parë integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor duhet të konsiderohet si një mjet i fuqishëm për përmirësimin e sigurisë dhe konsolidimin e stabilitetit të krahut juglindor të NATO-së”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir, në fjalimin e saj theksoi nevojën e anëtarësimit të vendit të saj në NATO dhe BE, por edhe nevojën për më shumë ndihmë ushtarake për përballje me agresionin rus.

Diplomatja ukrainase tha se “edhe pa qenë anëtare e NATO-s, por duke i ndarë njëkohësisht vlerat e saj tash e katër vjet me radhë Ukrainë ka dëshmuar rezistencë ndaj agresionit brutal të Kremlinit që ka tronditur botën demokratike”.

“Ukrainë tashmë është pjesë integrale e sigurisë euroatlantike. Ne nuk e jemi pjesë e Aleancës, por Ukraina de-facto po e mbron krahun lindor të NATO-s. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe në BE duhet të jenë pjesë e fitores sonë të përbashkët për kthimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe gjykimin e Rusisë për të gjitha krimet kundër njerëzit”, tha ambasadorja Dir.

Ambasadori i Bashkimit Evropian David Geer, tha se BE-ja mbetet e përkushtuar që së bashku me NATO-n, të bëjnë gjithçka për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Evropë dhe më gjerë.

Sipas tij, kërcënimi më i madh për komunitetin euroatlantik mbetet brutaliteti rus, dhuna dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që u dëshmua me agresionin në Ukrainë, pasojat e të cilit po i ndiejnë miliarda njerëz në botë.

“NATO-ja mbetet themeli i mbrojtjes kolektive të aleatëve dhe i sigurisë euroatlantike. NATO-ja dhe BE-ja njëkohësisht luajë një rol komplementar në forcimin dhe mbështetjen e paqes. Që nga agresioni rus në Ukrainë raportet e NATO-s me BE-në janë forcuar përmes partneritetit strategjik, përfshirë edhe aktivitetet për mbrojtje kundër sulmeve kibernetike. Rruga drejt BE-së është rrugë drejt prosperitetit dhe forcimit të vlerave demokratike”, tha ambasadori Geer.

Ai theksoi se unioni mbështet aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, pasi nga kjo, sipas tij, të gjithë do të kenë përfitime. Prandaj, ai inkurajoi Shkupin që të bëjë gjithçka për t’u anëtarësuar në union.
Që kjo të ndodhë, Geer tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret që i ka si obligim që nga qershori i vitit 2022 e që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, bazuar në atë që njihet si “Propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e NATO-s më 27 mars të vitit 2020 pas një rrugëtimi të gjatë për shkak të bllokimit të Greqisë, e cila hoqi veton pas ndryshimit të emrit Maqedoni në Maqedoni të Veriut, në vitin 2018.

You Might Also Like

Trump i zemëroi plotësisht demokratët për vendimin për të sulmuar, kërkojne llogaridhënie: “Kjo ishte jokushtetuese”

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi është gati t’i japë fund luftës me Iranin

Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi

VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Agjencia iraniane e lajmeve: Shpërthim i fuqishëm në provincën ku ndodhet termocentrali bërthamor

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Prishtinës sot nënshkruan kontratë me 26 operatorë privat

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Duma e Shtetit thirrje që të goditen qendrat e thirrjeve në Ukrainë si përgjigje të zjarrvënies së zyrave të regjistrimit ushtarak
Politikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominojnë debatin Walz-Vance
Porositë e fundit? Baret britanike goditen nga ndryshimi i shijeve të klientëve
Dy orë pritje në hyrje tek Dheu i Bardhë, në dalje tek Merdarja një orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?