Istogu bie nga Superliga
Istogu në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e parë të basketbollit kosovar.
Skuadra nga qyteti me të njëjtin emër në xhiron e 28-të të Superligës është mposhtur nga Proton Cable Prizreni shifrat 99:108 (32:39, 25:24, 18:25, 24:20).
Te prizrenasit janë dalluar Isaiah Kelly me 29 pikë e 16 kërcime dhe Ty Cockfield me 28 pikë, kurse Arian Azemi ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme për Istogun duke shënuar 41 pikë.
Istogu i ka mbyllur garat me një fitore e 27 humbje.
Proton Cable Prizreni do të ndeshet me New Basket për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.
Leave a comment