By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat gjermanofone: Vuçiq me mesazhe agresive dhe ogurzeza kundër Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat gjermanofone: Vuçiq me mesazhe agresive dhe ogurzeza kundër Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat gjermanofone: Vuçiq me mesazhe agresive dhe ogurzeza kundër Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 10:37 AM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Mesazhi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në “Instagram”, ku thotë: “Serbinë e presin kohë të vështira. Por, ne do të luftojmë dhe Serbia do të fitojë”, është komentuar sot nga shumë media gjermanofone. Emëruesi i përbashkët i artikujve dhe komenteve për këtë mesazh është cilësimi i tij si tejet “agresiv” në adresë të Kosovës dhe shteteve që po e mbështesin Kosovën.

Gazeta zvicerane “Blick”, e ka cilësuar “mesazh ogurzi” dhe kërcënues postimin e presidenti serb Vuçiq në “Instagram”, duke nënvizuar se “Djalli zjarrvënës serb, po dëshiron t’i vë përsëri flakën Kosovës”. “A po paralajmëron një luftë të re ballkanike dhe kujt po ia vringëllon shpatën presidenti serb Vuçiq?”, pyet “Blicku” zviceran, transmeton Radio Kosova.

Njësoj pyet edhe portali gjerman “DerWesten”: A po e shpall presidenti i Serbisë një luftë të re ballkanike? “DerWesten”, e cilëson mjaft misterioz postimin e presidenti serb Vuçiq në Instagram.

Presidenti Aleksandër Vuçiq po shkakton nervozizëm dhe tension shtesë në rajon. “Postimi misterioz në Instagram, lë vend për lloj-lloj spekulimesh”, theksohet në artikull.

“Një fushë betejë e dytë në Evropë? Kjo do të ishte një front i dytë që do t’i vinte në ndihmë Putinit. Aleati i saj, Serbia, duket se po përgatitet për një konflikt ushtarak”, shkruan “DerWesten.”

Vuçiq flet për “ditë të vështira” përpara Serbisë. Ai shkroi se në 48 orët e fundit kishte marrë lajme se “do të kërcënohen drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, shkruan “DerWesten.”

Duke komentuar mesazhin e publikuar të Vuciqit, gazeta shkruan se “Presidenti serb pritet, që ditët në vijim t’i drejtohet popullit serb për ta njoftuar me sfidat që e presin Serbinë”. Gazeta shkruan se “vendimi pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka acaruar Vuçiqin, i cili ka kërcënuar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet nga kjo organizatë”.

Gazeta përmend aktin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, teksa nënvizon se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për veprimet e Serbisë”, transmeton Radio Kosova.

“Një përshkallëzim në Ballkan do të shkonte në interes të Putinit, i cili do të fërkonte duart, derisa NATO-ja, do të sfidohej në këtë rajon. Do të kishte më shumë dhunë dhe paqëndrueshmëri në Evropë”, shkruan DerWesten.

Edhe “Frankfurter Rundshau”, shkruan për kërcënimet e presidentit Vuçiq.

Ky medium i njohur gjerman, shprehet kundër ledhatimit që BE-ja, po i bën Vuçiqit për ta larguar nga krahët e Rusisë dhe Kinës. “Të gjitha këto përpjekje po bien në ujë”, thekson “Frankfurter Rundshau”, duke shtruar pyetjen: “A ia vlen që Bashkimi Evropian të zgjerohet me vende si Serbia, që ka një president si Aleksandar Vuçiq, ndaj të cilit të gjitha vendet e BE-së, kanë rezerva ndaj tij?”

“Frankfurter Rundshau”, citon nënpresidenten e Parlamentit Evropian Katarina Barley, t’i ketë thënë këtij mediumi se “Kompromiset mes BE-së, dhe autokratëve si Vuçiq, janë humbje kohe” sepse “zgjerimi i BE-së, është “një mundësi për të promovuar paqen, lirinë dhe prosperitetin në Evropë”. Politikania gjermane nga radhët e SPD-së, partisë që qeverisw aktualisht në Gjermani, Berly, kritikon Komisionin Evropian që për mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shtatorin e kaluar, Komisioni në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës, duke dërguar kështu sinjale të gabueshme.

Një media tjetër gjermane “Merkur.de”, komenton postimin e një fotografie të presidenti Vuçiq me djalin e tij në rrjetet sociale: “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar dje një fotografi në Instagram me djalin e tij Danilo, i veshur me një bluzë me konturet gjeografike të Kosovës në ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

“Një orë para se të postonte foton me djalin e tij, Vuçiq ka shkruar në Instagram për “ditët e vështira” që e presin Serbinë. “Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit… Kjo kërcënon drejtpërdrejt interesin tonë kombëtar, si atë të Serbisë ashtu edhe të serbizmit. Në ditët në vijim do t’ia prezantoj popullit serb sfidat që e presin. Do të jenë të vështira, por ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, sjell në tërësi citatin e postuar të presidentit Vuçiq, “Merkur.de”.

Me të tilla postime, Vuçiq nxit spekulimet në rrjetet sociale. “Sfondi mund të jetë anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan portali “Merkur.de”.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stojkoviq për Danas: Vuçiq e njohu Kosovën dhe e vetmja gjë që Vuçiq nuk e pranon është se ai e njohu Kosovën

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Zlatan Ibrahimovic njofton tërheqjen e tij, gjithe tifozet qajne
Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë
Tjetër supergol, Holanda në epërsi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?