By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadorja amerikane në Rusi me komunikatë të rrallë për informatat e shkëmbyera para sulmit terrorist
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadorja amerikane në Rusi me komunikatë të rrallë për informatat e shkëmbyera para sulmit terrorist
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadorja amerikane në Rusi me komunikatë të rrallë për informatat e shkëmbyera para sulmit terrorist

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 10:33 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, e ka lëshuar një komunikatë të pazakontë diplomatike të premten vonë, përmes së cilës i hodhi poshtë pretendimet e Qeverisë ruse rreth informatave që Shtetet e Bashkuara ia dhanë Moskës para sulmit terrorist të javës së kaluar në një sallë koncertesh në periferi të kryeqytetit, ku u vranë mbi 140 njerëz.

Tracy tha se disa zyrtarë rusë e “keqinterpretuan dhe e hodhën poshtë publikisht” dobinë e informatave që ShBA-ja ua kaloi shërbimeve ruse të sigurisë në fillim të këtij muaji, në lidhje me kërcënimet nga Shteti Islamik, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë.

Në komunikatë, Tracy e përsërit se informatat u shkëmbyen në mënyrë të shkruar dhe shumë specifike, të besueshme dhe me kohë.

Ajo tha se ShBA-ja i dha këto informata përmes “politikës së kamotshme për ‘detyrën për të paralajmëruar’”, e cila mundëson shkëmbimin e informatave kur ka kërcënim ndaj civilëve të pafajshëm.

Kjo është një praktikë që ShBA-ja e ndjek jo vetëm me vendet aleate, por edhe me “vendet me të cilat ne mund të kemi mospajtime të thella, përfshirë me Rusinë”, tha ajo.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shkëmbejnë informata dhe gjithashtu do të “vazhdojnë t’i përgjigjen” kërkesave të Qeverisë ruse për ndihmë në lidhje me hetimin për sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) tha të premten se Uashingtoni kishte “shkëmbyer informata të qarta dhe me kohë me autoritetet ruse për të ndihmuar në parandalimin e sulmit dhe shpëtimin e jetëve të pafajshme”.

Zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller, tha se përpjekjet e Rusisë për t’ia bartur fajin të tjerëve janë “absurde”.

Më 26 mars, drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Aleksandr Bortnikov, i përsëriti pretendimet e presidentit Vladimir Putin se jo vetëm Ukraina, por edhe Perëndimi ka gisht në sulmin vdekjeprurës.

Pa dhënë asnjë dëshmi, Bortnikov pretendoi se agjencitë perëndimore të spiunazhit mund të kenë qenë të përfshira në sulm gjithashtu, pavarësisht se e pranoi se kishte marrë informata nga Shtetet e Bashkuara në fillim të marsit për një sulm të mundshëm terrorist.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë disa herë për këtë sulm, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë thënë se “është tejet e qartë” se Shteti Islamik është i vetmi përgjegjës për këtë sulm.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat drejt Schengenit

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Politikë

Moska zyrtare përdor rastin e Kosovës për të justifikuar marrjen e territoreve të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times October 4, 2022
Shpërndarje ushqimi nga robotët në Talin
Lufta bëhet më e zymtë për Kievin
LVV nuk merr pjesë në seancën për policinë
Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja gjendja e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?