By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet
June 29, 2025
Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
June 29, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik
June 29, 2025
Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese
June 29, 2025
Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës
Ballina 2Rajon / Botë

Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 12:05 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e një deputeteje të këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Opozita malazeze e ka cilësuar këtë akt si antievropian.

Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.

Kjo parti është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2020, kur u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve, e cila njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Që atëherë, në Mal të Zi janë formuar tri qeveri.

Në programet e secilës nuk është vënë në dyshim kursi i politikës së jashtme të vendit, i cili është anëtar i NATO-s që nga viti 2017, si dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkelje e marrëveshjes së koalicionit?

Në pritje të formimit të qeverisë aktuale të Millojko Spajiqit, partitë e shumicës, përfshirë DNP-në, nënshkruan një marrëveshje koalicioni, ku zotohen “të respektojnë kursin euroatlantik të vendit dhe të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet, të cilat Mali i Zi i ka njohur”.

Qasja e shprehur në Komitetin Politik të PACE-së shkel marrëveshjen e koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori i së drejtës ndërkombëtare, Nebojsha Vuçiniq.

“Kjo është arsyeja pse kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jenë të kujdesshëm. Ne i dimë pikëpamjet e opsionit ekstrem serb – që është kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër integrimit evropian dhe vlerave perëndimore”.

REL-i pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë e Malit të Zi nëse vota e deputetit Vukiqeviq në PACE mund të dëmtojë marrëdhëniet e Malit të Zi me Kosovën, dhe nëse ajo shkel qartë marrëveshjen e koalicionit, që detyron nënshkruesit të “bashkëpunojnë me të gjitha vendet e njohura nga Mali i Zi”.

Asnjë përgjigje nuk mbërriti. Nuk kanë reaguar as presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, as kryeministri Spajiq, e as shefi i diplomacisë, Fillip Ivanoviq.

“Ministër Ivanoviq, kryeministër Spajiq, president Millatoviq… na bëni me sy nëse ju kanë rrëmbyer!”, thanë socialdemokratët opozitarë, duke vlerësuar se partitë e ish-Frontit Demokratik po zbatojnë me sukses agjendën me të cilën Mali i Zi u rreshtua zyrtarisht kundër Perëndimit.

Ahmeti: Mali i Zi në fund do ta mbështesë Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se beson që vota negative e deputetes malazeze në PPSE nuk është votë negative e Malit të Zi si shtet.

Ai ka thënë, po ashtu, se qëndrimet e deputetes Vukiqeviq janë në përputhje me ato të delegatëve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që votuan kundër, teksa ka thënë se një votim i tillë ka pasoja edhe për komunitetin serb në Kosovë.

“Për mua është për keqardhje, sepse vota kundër argumentohet me të drejtat e qytetarëve serbë të Kosovës, por është një pozicion shumë kontradiktor. Nuk mund të thuhet që do t’ia pamundësojmë atij komuniteti që të ketë qasje në Gjykatën e Strasburgut [Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut], sepse ai komunitet nuk ka mjaftueshëm të drejta. Pra, pikërisht nëse ka pretendime se ka cenim të të drejtave, duhet të krijohet hapësira që ata të kenë qasje në Gjykatën e Strasburgut”.

Ahmeti, megjithatë, është optimist se Kosova do ta marrë mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sepse, gjatë konsultimeve politike me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Malit të Zi ditëve të fundit, Prishtinës i është premtuar mbështetje jo vetëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por edhe, siç ka thënë ai, në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Sigurisht që jam i bindur se në Këshillin e Ministrave, në maj, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, apo kushdo që do ta përfaqësojë Malin e Zi, do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, është ka thënë Ahmeti për REL-in.

Vuçiniq: Mesazh antievropian, pa pasoja

Profesori Vuçiniq beson se nuk është e pazakontë që deputetët e PACE-së të votojnë bazuar në programet e tyre politike, por ai e konsideron absurde në rastin e Malit të Zi.

“Nuk është e panjohur që deputetët në PACE janë të grupuar sipas përkatësive të tyre ideologjike dhe politike. Por, në këtë rast, shtrohet çështja e përputhjes së politikës së jashtme të Malit të Zi me atë të BE-së”.

Para votimit, partia e deputetes Vukiqeviq njoftoi se “me kënaqësi do të votoj” kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo parti, e udhëhequr nga Millan Knezheviq, e cila mbështet hapur politikën e presidentit rus, Vladimir Putin, ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje politikën e jashtme të Malit të Zi.

Megjithatë, profesori Vuçiniq beson se përpjekjet e tilla nuk mund të ndikojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe as të çojnë në një ndërprerje të përhershme të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Përpjekjet për të anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës janë absurde. Pasi të bëhet njohja, ajo është e parevokueshme. Kjo është një pyetje për një gjashtëshe në lëndën e së drejtës ndërkombëtare publike. Nuk mund të ndodhë prishje më e thellë e marrëdhënieve ndërmjet shteteve, sepse ne e dimë ideologjinë dhe qëndrimet politike të grupit që zonja Vukiqeviq përfaqëson në PACE”.

Profesori Vuçiniq beson se ky votim nuk ka pasoja, sepse “vendimin për pranimin e Kosovës në fund e merr Komiteti i Ministrave, i cili përbëhet nga ministrat e jashtëm, përkatësisht përfaqësuesit e Qeverisë”.

Pas rekomandimit të Komisionit Politik për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, më 18 prill, në seancën e Asamblesë Parlamentare do të votojnë 306 deputetë nga 46 shtete. Dhe, më pas, vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Ministrave, i përbërë prej 46 anëtarësh, në maj.

Në asamble, Mali i Zi ka tre deputetë, një prej të cilëve është Maja Vukiqeviq.

Partitë shqiptare kujtojnë se Kosova është e pavarur

Lëvizja Evropa Tani, e kryeministrit Spajiq, si dhe demokratët e zëvendëskryeministrit Aleksa Beçiq, nuk kanë reaguar ndaj votimit të Vukiqeviqit.

Lideri i Partisë Popullore Socialiste pro-serbe, Vlladimir Jokoviq, i cili po ashtu është pjesë e qeverisë, ka thënë se edhe ai do të votojë kundër pranimit të Kosovës.

Nga Qeveria kanë folur vetëm ministrat e partive shqiptare.

Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj ka thënë se qëndrimin përfundimtar të shtetit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do ta prezantojë ministri i Punëve të Jashtme, dhe se deputetët janë të lirë të votojnë sipas dëshirës.

“Pozicioni i Qeverisë për Kosovën dihet, qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave”, është shprehur ai.

Ndërkaq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, i cili është kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, e ka cilësuar votën e deputetes Vukiqeviq si të dëmshme për integrimin evropian, dhe kundër marrëveshjes së koalicionit.

“Kosova është shtet sovran. Këtë vendim e ka marrë edhe Mali i Zi, por duket se disa në koalicionin qeverisës nuk e kanë kuptuar”, ka thënë ai.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar Kosovën për hapin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke thënë se “autoritetet përgjegjëse duhet të rishqyrtojë praktikën që pikëpamjet e individëve apo grupeve zënë vendin e atyre të shtetit”.

Unioni Kombëtar Shqiptar i Ferhat Dinoshës deklaroi se vota e deputetes Vukiqeviq duhet të shërbejë si paralajmërim për Qeverinë që të parandalojë dëmtimin politik të Malit të Zi, në mes të përpjekjeve për anëtarësim në BE.

Opozita dënon qëndrimin e Qeverisë ndaj Kosovës

Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit ka deklaruar se votimi kundër rekomandimit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës është një politikë antievropiane e Qeverisë.

“Rreshtimi i Malit të Zi, në anën e kundërt të të gjitha vendeve të tjera evropiane, tregon se politika shtetërore është bërë formalisht antievropiane”, ka thënë ajo.

Partia opozitare ka vlerësuar se udhëheqja shtetërore, e prirë nga kryeministri Spajiq, nuk reagon ndaj lëvizjeve të tilla të pengimit të politikës shtetërore, sepse është shantazhuar nga përkrahja në parlament nga partitë e ish-Frontit Demokratik.

Dy partitë e ish-Frontit Demokratik, DNP-ja e Knezheviqit dhe partia e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Demokracia e Re Serbe e Andrije Mandiqit, së bashku kanë 13 anëtarë në Parlament.

Socialdemokratët e opozitës thanë se ky votim dërgon një mesazh se Mali i Zi nuk është një partner i besueshëm dhe se politika e tij e jashtme nuk është më në linjë me politikën e BE-së.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, partitë e ish-Frontit Demokratik do të marrin në muajt në vijim një post nënkryetari dhe katër poste ministrore në Qeveri.

Marrëveshja parashikon që ata të marrin katër pozita për ambasadorë.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Teknologji

Si do të mbrohet Evropa nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale?

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!
Kurti: Rasti i Donjetës dhe i xhudistëve duhet të inkurajojë të rinjtë
Lajçak pas takimit me Kurtin paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi
Seksomania:Duhet të lidh dyert e hotelit në mënyrë që të mos endem në dhomat e njerëzve të tjerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?