By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dodaj: Të mos lejojmë teknologjinë që të vendosë për njeriun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dodaj: Të mos lejojmë teknologjinë që të vendosë për njeriun
Ballina 2Rajon / Botë

Dodaj: Të mos lejojmë teknologjinë që të vendosë për njeriun

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 9:30 PM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Argjipeshkvi Arjan Dodaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës ndërsa bëri thirrje ndaj institucioneve përkatëse të pushtetit qendror dhe atij lokal, forcave politike dhe organizmave të shumta të jetës civile, kulturore, akademike dhe mediatike që në kuadër të rolit të tyre, të përpiqen për ndërtimin e një shprese ndaj rinisë shqiptarë, të cilët synojnë vazhdimisht ikjen nga ky vend.

Qoftë për secilin prej jush të dashur vëllezër e motra ky moment qoftë një moment hiri e gëzimi për t hiri e gëzimi për çdo person, për çdo familje, për çdo situatë e veçanërisht një moment bekimi për të rinjtë tanë që jo rrallë herë përballë sfidave për të ardhmen, të cilat iu shpalosen në jetën e përditshme, shohin vdekjen e realizimit të ëndrrave të tyre këtu. Por Krishti e ka mundur vdekjen, ai e ripërtërin shpresën. Shqipëria nuk është vetëm vendi i të ardhmes por para së gjithash vendi i të sotmes. Ne sot jemi thirrur që të jetojmë të lumtur sot, e kështu të mbjellim lumturinë, atë për të cilën të gjithë kemi etje. Kështu de ne si Kishë, por edhe mbarë institucionet përkatëse të pushtetit qendror dhe atij lokal, të gjitha forcat e ndryshme politike dhe organizma të shumta të jetës civile, kulturore, akademike dhe mediatike, jemi të thirrur të vihemi në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë që së bashku të dimë të gjejmë udhë dhe metodologji të reja që të mbjellim në ta entuziasmin për t’u bërë bashkëndërtues të së ardhmes që i përket vendit tonë”, tha Dodaj.

Dodaj preku edhe avancimin e paparashikueshëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ai bëri thirrje që njeriu të mos bjerë pre e saj, por ta përdorë atë në shërbim të tij.

“Sa e domosdoshme është të ruamë këtë entuziasëm tek të rinjtë pa lejuar që të jenë pre e çdo forme vartësi që krijojnë drogat, që fatkeqësisht po i marrin në konsumim marramendës në brezat e rinj. Por edhe drogat virtuale mediatike të cilat po bëhen gjithmonë edhe më shumë ndikuese dhe gjeneruese të dhunës. Duke filluar nga ato ambiente ku përvoja edukuese duhet të jetë e para. Sot, ku në nivel global teknologjia ka një hapësirë të jashtëzakonshme dhe në jetën e përditshme të shoqërisë të mos lejojmë që ajo të vendosë për njeriun duke rrezikuar të krijojmë për të rinjtë tanë “tekno-njeriun”, por le ta bëjmë më humane teknologjinë, kështu që inteligjenca artificiale të jetë në shërbim të njeriut për të mos rrezikuar që të shprehë, të prekë, të pezmatojë ndjenjat, emocionet, aromat, sensibilitetin dhe shpirtin e njeriut, e kështu t’i lehtësojë secilit nga ne të qenit në shërbim të shoqërisë, duke marrë me më shumë kurajo vendime që parandalojnë ato efekte negative dhe fatkeqësisht konfliktuale që kemi vënë re edhe në harkun e këtij viti. Sa e domosdoshme është të vigjilojmë që inteligjenca artificiale, rrjetet sociale, portalet e ndryshme të mos bëhen instrumente që baltosin dinjitetin dhe mirësinë e njerëzve duke krijuar përçarje e kështu institucionet përkatëse të krijojë rregulla të përshtatshme që i vënë ato në shërbim të së mirës së përbashkët”, theksoi Dodaj në mesazhin e tij.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Inteligjenca amerikane: Rusia ka para të mjaftueshme për një vit tjetër luftë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Parashikimi i motit, e diel, 22 qershor 2025
Kurti tregon propozimin që dha e që u bë pjesë e deklaratës në samitin BP – BE MË: 16 MAJ 2024 NË ORA: 21:07
Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Trumpit
Kultivues i frymës së introduktit ekspresiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?