By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izbica fshati i “vrarë” në liri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Izbica fshati i “vrarë” në liri
Ballina 1Lajme

Izbica fshati i “vrarë” në liri

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 9:43 PM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Izbica është një nga fshatrat më të njohur në Kosovë, për tragjedinë që ndodhi në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë 147 persona, kryesisht të moshuar. Por fshati në të cilin dikur kishte jetë, tashmë ka më shumë varre, sesa që kanë mbetur banorë. 25 vjet pas luftës, nga Izbica janë larguar thuajse të gjithë.

Dyerve të ambulancës në fshatin Izbicë të Skenderajt, ka vite që u është vendosur dryni. Banorët e paktë që i mbetën besnik të jetuarit në këtë fshat, për të marrë trajtim mjekësor apo furnizuar me ushqime, u duhet të bëjnë disa kilometra deri në Turiçec apo Skenderaj.

“Çdo gjë mungon. Mungon transporti, na duhet 9 kilometra me shku me marrë një shërbim mjekësor ose gjëra ushqimore, se këtu përreth nuk ka as shitore për me u furnizu”, ka thënë banori Gani Behrami

Përveç ambulancës në këtë fshat ka vite që është mbyllur edhe shkolla.

“Në lagjen tonë prej 10 shtëpive, jemi dy shtëpi që banojmë këtu edhe ato me 3 anëtarë të familjes. Është e vështirë, më herët ka pas banorë, ka qenë edhe shkolla, tash shkolla është mbyllur, ambulanta është mbyllur”, është shprehur Behrami.

Rrugët janë të zbrazëta e shtëpitë të braktisura. Shtëpitë që po shihen prapa nesh janë tërësisht të braktisura nga banorët e fshatit Izbicë. Nga 85 familje sa kanë jetuar këtu, tash kanë mbetur vetëm 15 prej tyre.

Por kështu, Izbica, fshati që tashmë njihet si vendi ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha, të kryer nga serbët mbi shqiptarët, në luftën e fundit,  nuk ishte kaq i qetë para 25 vjetësh.

Dikur kishte ambulancë, shkollën deri në klasën e pestë, shumë zhurmë fëmijësh e plotë jetë.

Tani qetësia e tij prishet vetëm fundmuajin mars të çdo viti, në përvjetorin e përkujtimit të 147 të vrarëve.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Apeli i IKShPK-së: Mos e pini ujin nga fabrika në liqenin e Badovcit

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Bie mbi punëtorët një pjesë e urës në Lochem të Holandës
Haradinaj për Nimanin: Pa heroizmin e trimave nuk do të vinte liria
VV vendos pankarta në objektin e komunës, ‘kërkohet’ kryetari Hamza
Ukrainasit mbrojnë kështjellën e qytetit. 1700 ushtarë u zhdukën papritur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?