By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: ShBA mos të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: ShBA mos të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj
Ballina 1Lajme

Kurti: ShBA mos të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 9:39 PM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bashkëbisedim me Ditmir Bushatin në episodin e radhës të emisionit të tij “Public Square”, ka folur për raportet me ShBA-në.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk pret nga Amerika ta shohë Serbinë sikurse e sheh Kosova, mirëpo sipas tij edhe pritjet e ShBA-së nuk duhet të jenë aq të larta.

“Amerikanët nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik dhe e di historinë e serbëve dhe shqiptarëve. ShBA dhe Serbia kanë njohje reciproke. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ShBA janë dëshmitare, nuk janë viktima. Prandaj unë Serbinë e njohë më mirë dhe nuk mund ta kem as të njëjtin qëndrim e as ndjeshmëri sikurse Departamenti i Shtetit. Raportet tona duhet të jenë si të aleatëve por qëndrimet tona nuk duhet të jenë të njëjta”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se paraardhësit e tij e kanë vështirësuar pozicionin e tij në ndërtimin e raporteve me ndërkombëtarët.

“Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha se të ShBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar mes tjerash Kurti.

Kurti për politikën e Rugovës në vitet 90’të: Ishte tejet pasive për të qenë rezistencë

Kryeministri Kurti ka theksuar se politika e viteve të ’90 ka qenë tejet pasive për të qenë rezistencë. Ai ka folur edhe për fillimin e angazhimit të tij politik asokohe. Ai “Public Square”, me tregoi shumë gjëra për atë kohë dhe për lëvizjen studentore.

“Angazhimin tim politik unë e kam filluar në protesta studentore. Pra, fillimisht si aksion. Do thosha si një lloj përpjekje e studentëve të Universitetit të Prishtinës që u ngritën, së pari, për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare, gjithashtu edhe për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e Kosovës. Në Qershor të vitit 1991, të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës ishin dëbuar nga universiteti së bashku me profesorët e tyre. Kjo ishte arsyeja se pse ne për gati një dekadë ndodheshim në objektet private, ku i kishim shndërruar ato në shtëpi-shkolla dhe në shtëpi-universitet. Paralelisht me këtë edhe prindërit tanë ishin dëbuar nga vendet e tyre të punës. Nga fabrikat, spitalet, nga të gjitha institucionet publike shtetërore. Ishte koha e aparteidit në Kosovë, ku të ishe qytetar shqiptar do të thotë të ishe qytetar i rendit të dytë, do të thotë të mos ishe fare qytetar. Të ishe i shtypur dhe i shfrytëzuar sipas përkufizimit. Vrasja e shqiptarëve nuk paraqiste krim në atë kohë. Prandaj, kishte shumë vrasje të shqiptarëve për të cilët vrasësit nuk mbanin asnjë orë burg. Në këto kushte unë isha student dhe më dukej që politika e atëhershme bënte rezistencë paqësore, pasive, që disi, ishte tejet pasive për të qenë rezistencë. Ne filluam ta ri-dimensionojmë rezistencën asokohe ku me protesta dhe demonstrata filluam ta bëjmë rezistencën paqësore aktive. Por, shumë shpejt shpërtheu lufta në Kosovë dhe ishte e qartë që faktorët ndërkombëtare nuk do të bënin sehir sikurse në rastin e Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s në Jugosllavi. Sipas tij, kjo ndërhyrje ka ardhur pas një dekade aparteidi e pushtimi.

“Unë besoj se ndërhyrja e NATO-s kundër Jugosllavisë së Millosheviqit, apo, Jugosllavisë së tretë siç thuhej në atë kohë – Jugosllavia e parë ishte ajo monarkike, Jugosllavia e dytë ishte ajo e Titos dhe e treta, kjo e Millosheviçit – kishte si faktor përcaktues një lloj brejtje të ndërgjegjes të komunitetit ndërkombëtar që kishte ndërhyrë tepër vonë, tepër pak në Bosnje-Hercegovinë. Pra, pasi atje ngjau gjenocidi. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, në fakt ishte ndërhyrje e NATO-s në Jugosllavi. Kishte bombardime dhe në Mal të Zi, dhe në Vojvodinë, dhe në Serbi. Por, më shumë kishte bombardime në Kosovë ndaj forcave policore dhe ushtarake të Serbisë që ishin në caqet e ndërhyrjes së NATO-s. Me fjalë të tjera, ndërhyrja e NATO-s vjen pas një dekade aparteidi, pushtimi klasik në Kosovë, pas shfuqizimit të autonomisë, e cila dhe ashtu nuk ishte Republikë. Dhe në anën tjetër, pas ndërhyrjeve në Kroaci dhe sidomos në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Kurti.

“Unë besoj që nga pikëpamja ime si politikan, që në atë kohë që kisha filluar me politikën si aksion në unionin studentor, këtu në terren ishin dy faktorët kryesore që bënë që pranvera e vitit 1999 të jetë fillimi i fundit i luftës në Kosovë dhe uvertura e çlirimit të popullit dhe vendit tonë.Në aspektin ndërkombëtar ishin dhe dy faktorë të tjerë mendoj. E para, Serbia refuzoi Marrëveshjen e Rambujesë, ndonëse ajo ishte mjaft e favorshme për Serbinë, për Millosheviçin. Ai e refuzoi atë nga mendjemadhësia, nga arroganca dhe nga fakti që shqiptarët nuk i konsideronte as qytetarë, as njerëz dhe vazhdimisht Millosheviç i thoshte Richard Holbrooke se, ‘me shqiptarët mund të mbaroj punë për 48 orë nëse do t’i kishte tamam duart e lira nga bashkësia ndërkombëtare’. Faktori tjetër ishte një lloj frike e qartë te Perëndimi demokratik se lufta në Kosovë nuk do mund të mbetej vetëm në Kosovë. Dihet që Republika e Shqipërisë është e rrethuar me shqiptarë. Ka shqiptarë në Mal të Zi, në Kosovë po e po, në Luginën e Preshevës edhe në Maqedoninë e Veriut. Faktori ndërkombëtar e kuptonte mirë që po të zgjatej lufta edhe ca më shumë, meqenëse Serbia kishte një aparat gjigant ushtarak e policor, shqiptarët nuk do të reagonin vetëm si shqiptarë të Kosovës, por si një komb në Ballkan. E kjo do përfshinte edhe shtete të tjera. Andaj, faktori i dytë në aspektin ndërkombëtar pse unë besoj që me 24 Mars 1999 ranë bombat mbi Beogradin dhe caqet e tjera të NATO-s të asaj kohe ishte, paralelisht mospranimi i Marrëveshjes së Rambujesë që ishte i favorshëm për Serbinë dhe frika e Perëndimit demokratik që lufta do të përhapej edhe në vende të tjera në këtë pjesë të Europës”, ka theksuar ndër të tjera kryeministri Kurti.

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Tetë profile të reja do t’i shtohen shkollave profesionale

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi sekuestrimin e kompanisë nga biznesmeni më i pasur rus
Dukagjini feston në “Fadil Vokrri”, Ferizaj e Llapi fitojnë në shtëpi
Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit, thotë Moska
BE: “Ne do ta transformojmë kufirin, qoftë edhe gjeografik. Askush nuk do të kalojë!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?