By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pashkë të athëta për adhuruesit e çokollatave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pashkë të athëta për adhuruesit e çokollatave
Ballina 2Rajon / Botë

Pashkë të athëta për adhuruesit e çokollatave

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 6:35 PM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

The Associated Press

Konsumatorët do të mund të befasohen këtë vit me shportën e blerjeve për festën e Pashkëve.

Vezët dhe lepujt prej çokollate janë më të shtrenjtë se kurrë, pasi peshën e ndryshimeve klimatike janë duke e bartur furnizuesit botërorë të kakaos.

Kjo situatë po u ndikon në xhep edhe fermerëve të kakaos në Afrikën Perëndimore.

Rreth tri të katërtat e kakaos së botës – përbërësit kryesor në çokollatë – prodhohen prej drunjve të kakaos në Ganë, Bregun e Fildishtë, Nigeri dhe Kamerun.

Mirëpo, erërat e thata sezonale prej Saharasë kanë qenë shumë të ashpra në muajt e fundit, duke e bllokuar dritën e diellit, burimin kryesor për rritje të frytit.

Në sezonin paraprak, shirat e rrëmbyeshëm kanë përhapur shumë sëmundje në rrënjët e bimëve.

Një fermer duke e hapur lëvozhgën e kakaos në Divo, Bregun e Fildishtë. Nëntor, 2023.
Një fermer duke e hapur lëvozhgën e kakaos në Divo, Bregun e Fildishtë. Nëntor, 2023.

Meqë eksportet prej Bregut të Fildishtë – prodhuesit kryesor të kakaos në botë – kanë rënë për një të tretën në muajt e fundit, çmimet globale të kakaos janë rritur ndjeshëm.

Çmimet e tregtimit të kakaos janë dyfishuar këtë vit. Ato kanë arritur një rekord prej 10.000 dollarëve amerikanë për një ton kakao në Nju Jork, duke shënuar rritje prej 60 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Fermerët që mbjellin kakao kanë thënë se as kjo rritje nuk është e mjaftueshme për t’i mbuluar rendimentet e ulëta dhe koston e lartë të prodhimit.

Megjithatë, kërkesa e madhe për çokollatë në kohën e Pashkëve i gëzon shumë kompanitë e mëdha të produkteve të çokollatës.

Kompanitë globale në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara e kanë bartur te konsumatorët pjesën e rritjes së çmimeve të kakaos.

Fitimi neto i kompanisë Hershey është rritur për 16.7 për qind më 2023, në krahasim me 15.8 për qind më 2022.

Mondelez International, që i ka në pronësi markat Toblerone dhe Cadbury, ka raportuar për 13.8 për qind rritje më 2023, në krahasim me 8.6 për qind një vit më parë.

“Ka shumë mundësi që konsumatorët të shohin rritje të ndjeshme të produkteve të çokollatës në Pashkët e këtij viti”, ka thënë kompania e shërbimeve financiare Wells Fargo, në një raport të muajit mars.

Çokollata belge në forma dhe me shije të ndryshme.
Çokollata belge në forma dhe me shije të ndryshme.

Kompania ndërkombëtare Mondelez – ndër më të mëdhatë në botë për produkte ushqimore – ka thënë se çmimet e çokollatës janë rritur për 15 për qind vitin e kaluar dhe do të shqyrtojë rritje tjetër për të qenë në linjë me parashikimet për të hyrat e vitit 2024.

“Rritja e çmimeve është komponenti kyç i këtij plani”, ka thënë zyrtari për financa i kompanisë Mondelez, Luca Zaramella.

“Kontributi brenda saj do të jetë më i vogël sesa në vitin 2023, mirëpo më i lartë sesa një mesatare e vjetëve”.

Kompania tjetër, Hershey i ka rritur, po ashtu, çmimet e produkteve vitin e kaluar dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndonjë rritjeje tjetër shtesë.

“Duke i pasur parasysh çmimet e kakaos, ne do të përdorim çdo mundësi që kemi, përfshirë çmimet, që të menaxhojmë biznesin”, ka thënë shefi i kompanisë Hershey, Michele Buck, përgjatë një konference me investitorët këtë muaj.

Edhe grupet e konsumit janë duke ndjekur linjën e njëjtë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kompania kërkimore ‘Which?’ ka gjetur se vezët dhe lepujt prej çokollate – simbol i festës së Pashkëve – prej kompanisë Lindt dhe Toblerone, kushtojnë gati 50 për qind më shtrenjtë këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar.

Përveç kësaj, edhe vezët prej çokollate janë më të vogla këtë vit.

Kokrra të kakaos në Divo, Bregu i Fildishtë.
Kokrra të kakaos në Divo, Bregu i Fildishtë.

Kakaoja tregtohet në një treg të rregulluar global.

Fermerët ua shesin produktin tregtarëve lokalë dhe ata më pas ua shesin produktet e kakaos shumë kompanive globale të çokollatës.

Çmimet vendosen ndryshe vit pas viti.

Shumë fermerë ua vënë fajin ndryshimeve klimatike për korrjet e tyre të pakta.

Drunjtë e kakaos mund të rriten afër Ekuatorit dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të klimës.

“Periudha nëntor-mars ka qenë shumë e rëndë, fiks koha kur rriten bimët”, ka thënë Fiifi Boafo, zëdhënës në Bordin e Ganës për Kakao, duke iu referuar kështu erërave të ftohta të asaj periudhe, përmes së cilave bartet sasi e madhe e pluhurit, dhe kështu bllokohet drita e diellit – e domosdoshme për rritjen e bimëve.

Edhe shumë muaj me shi kanë ndikuar në shëndetin e bimëve, pasi disa janë infektuar në rrënjë dhe për pasojë janë kalbur.

“Ndonëse e kemi një çmim të mirë sot, kakaoja nuk e ka prodhuar asnjë fryt”, ka thënë Eloi Gnakomene, fermer i kakaos në Bregun e Fildishtë, muajin e kaluar.

“Njerëzit thonë se kanë fituar pak, mirëpo ata që jetojnë vetëm përmes kësaj mënyre, nuk kanë fituar asgjë”.

Degët e drunjve të kakaos.
Degët e drunjve të kakaos.

Opanin Kofi Tutu, fermer i kakaos në qytezën lindore të Ganës, Suhum, ka thënë se rënia e prodhimit, bashkë me çmimet e larta të plehut e kanë bërë të vështirë mbijetesën.

“Këmbimi i valutës në dollarë është duke na mbytur neve”, ka thënë ai.

Tutu nuk e lidh aspak çokollatën me festën e Pashkëve.

“Mezi po e pres kotomirin që bën gruaja ime, jo çokollatat”, ka thënë ai, duke iu referuar një salce lokale që përgatitet me gjethet e bimës së kakaos.

Për të ndihmuar me rritje të prodhimit, autoritetet janë duke promovuar edukimin për punën në fermë, në mënyrë që të shmangen sa më shumë efektet që kanë ndryshimet klimatike në rritjen e këtyre produkteve.

Presidenti i Ganës, Nana Addo Dankwa Akufo-Addo, është zotuar se do t’iu ndihmojë fermerëve që të kenë të hyra më të mira.

“Me trendin aktual të çmimeve të kakaos në botë, fermerët e kakaos mund të jenë të sigurt që do të bëjë më shumë në sezonin e radhës të kakaos”, ka thënë ai muajin e kaluar.

Tjetër fotografi e procesit të rritjes së kakaos.
Tjetër fotografi e procesit të rritjes së kakaos.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë, asociacion amerikan për tregti, pret që blerjet në kohën e Pashkëve të mbesin të larta, pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve.

Në sondazhin e fundit është kuptuar se konsumatorët pritet të shpenzojmë 3.1 miliardë dollarë në produkte të çokollatës – karakteristike për Pashkët – në krahasim me 3.3 miliardë dollarë një vit më parë.

Në Zvicër, ku gjenden konsumatorët më të mëdhenj në botë të çokollatës, konsumi i brendshëm është shkrirë vitin e kaluar për 1 për qind.

Kjo do të thotë se për kokë banori, një banor i Zvicrës i ka konsumuar 10.9 kilogramë me produkte çokollate, sipas asociacionit Chocosuisse.

Kompania ikonë e Zvicrës për çokollatë, Lindt & Sprüngli, ka raportuar për rritje të fitimit për 15.6 për qind, në krahasim me 15 për qind një vit më parë.

“Modeli biznesor i grupit Lindt & Sprüngli ka dalë të jetë shumë i suksesshëm në vitin financiar 2023”, është thënë në deklaratën e kompanisë në mars, duke e përmendur se rritjet e çmimeve janë arsye për këtë fitim.

Megjithatë, disa biznese më të vogla që shesin produkte të çokollatës, e kanë të vështirë së fundmi që të mbajnë ritmin e rritjes së çmimeve të kakaos.

Niaz Mardan duke përgatitur një pako me çokollata në jugperëndim të Londrës.
Niaz Mardan duke përgatitur një pako me çokollata në jugperëndim të Londrës.

Sandrine Chocolates, një dyqan në Londër që shet çokollata belge, është duke mbijetuar me vështirësi pas shumë dekadave në këtë biznes.

Pronarja, Niaz Mardan, ka thënë se kriza me çmime të jetesës në Mbretëri të Bashkuar dhe ekonomia e dobët, i kanë lënë njerëzit me frikë që përveç ushqimit nëse duhet të shpenzojnë në çokollata të shtrenjta, sidomos kur ekzistojnë alternativa shumë më të lira në dyqanet me shumicë.

Ajo është detyruar t’i largojë nga puna dy punëtorë dhe të varet në shitjet e çokollatave në kohën e Pashkëve dhe atë të Krishtlindjes, për të menaxhuar biznesin.

“Shumë, shumë herë kam menduar për mbyllje të biznesit, mirëpo për shkak që e dua dyqanin, nuk dua ta mbyll atë”, ka thënë Mardan, 57-vjeçare.

“Mirëpo, fitim nuk ka aspak”.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Një zjarr i madh ka rënë në fabrikën indiane të iPhone

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
(Video) Momenti kur veterani rus i luftës vritet në shpërthimin në Stavropol
Nuk ka mrekulli zikaltër, Manchester City triumfon në Champions League
Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, ndaloni së ngrëni dy lloje mishi, paralajmëron një kardiolog
Lirohen edhe dy pengje pas zgjatjes së armëpushimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?