By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit
January 7, 2026
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami- Muratit: Ministër propagande po fol me shifra të pasakta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami- Muratit: Ministër propagande po fol me shifra të pasakta
Lajme

Bajrami- Muratit: Ministër propagande po fol me shifra të pasakta

Kosova Times
Last updated: 2024/03/31 at 2:33 PM
Kosova Times Published March 31, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar për rritjen e investimeve kapitale “në nivelin më të lartë ndonjëherë”.

Deputetja Bajrami ka shkruar në Facebook se Murati, të cilit i është referuar si “ministër propaganda”, po flet “me shifra të pasakta”.

“Ministër propaganda, Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Murati po krenohet “me investimet kapitale të komunave”.

“Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë. Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, ka shkruar ish-ministrja.

Murati paralajmëron një “boom” në investimet kapitale këtë vit

Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se viti 2023 ka qenë i duhuri për investimet kapitale, por për vitin 2024 ai paralajmëron një “boom” në këtë trend.

“Investimet kapitale në 2023 shënojnë rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë Raporti vjetor tregon se viti 2023 është përmbyllur me rreth 561 milionë euro investime kapitale buxhetore të realizuara.  Kjo shënon një rimëkëmbje të theksuar të investimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak, e njëkohësisht edhe shifrën më të lartë të investimeve kapitale të realizuar ndonjëherë.  Pas viteve të pandemisë 2020-2021, dhe vitit 2022 kur punëkryersit kishin probleme me koston e materialeve ndërtimore, duket se më në fund viti 2023 ka rikthyer investimet kapitale në binarët e duhur”, ka shkruar Murati..

Sipas tij, lajmi më i mirë është se trendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale.

“Ky rezultat është i mirëpritur pas shumë e shumë punëve në rregullimin e problemeve që ishin trashëguar, me projekte të padizajnuara si duhet dhe pa kryer obligimet e shpronësimit, probleme të cilat për shumicën e projekteve tashmë janë zgjidhur. Deri në vitin 2019, shumica dërrmuese e investimeve kapitale, 150-200 milionë euro në vit, kanë qenë pagesa për vetëm një projekt, atë të autostradës. Prandaj nëse merret edhe ky fakt parasysh, i bie që shuma e investuar për shkolla, spitale, kulturë, sport, siguri e ushtri, ka qenë shumë më e vogël sesa që mund të mendohet në shikim të parë”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Kosova Times March 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës

Kosova Times Kosova Times November 3, 2025
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
Edhe liria e fituar më gjak po nëpërkëmbet nga sjellja e papërgjegjshme e të zgjrdhurve në parlament
Ukrainasja ndihmon në identifikimin e ushtarit rus që dyshohet se e dhunoi
Ukë Rugova, kandidat i LDK-së për deputet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?