By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtina së shpejti me policinë e saj, vlerësohet hap pozitiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prishtina së shpejti me policinë e saj, vlerësohet hap pozitiv
Ballina 1Lajme

Prishtina së shpejti me policinë e saj, vlerësohet hap pozitiv

Kosova Times
Last updated: 2024/03/31 at 3:13 PM
Kosova Times Published March 31, 2024
Share
SHARE

Prishtina së shpejti mund ta ketë policinë e saj. Kjo parashihet edhe me strukturën e re të Policisë që është aprovuar vitin e kaluar. Në kuadër të kësaj strukture, do të themelohet një drejtori e veçantë e Policisë për Prishtinën, e cila do të ketë më shumë kapacitete policore për t`i ndalë në ndihmë Policisë së Kosovës rreth sfidave në kryeqytet.

Formimi i Policisë së Prishtinës, shihet i domosdoshëm nga qytetarët, sidomos pas vrasjeve të fundit në kryeqytet. Qytetarët e anketuar nga Radio Kosova, theksojnë se formimi i policisë së kryeqytetit, do të ndikonte sado pak në uljen e veprave kriminale dhe incidenteve të tilla në Prishtinë.

“Duhet të ketë polici të kryeqytetit, sepse çdo kryeqytet e ka policinë e vet. Prishtinës i duhet policia sepse dihet se do të ulte kriminalitetin. Prishtinës i duhet psikolog”, thekson një qytetar..

Edhe ekspertët e Sigurisë vlerësojnë se themelimi i Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit do të thotë shumë, ngase do të këtë shërbim më të mirë për qytetarët dhe për sigurinë publike.

Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, për Radio Kosovën thotë se Policia e Kryeqytetit do të ndihmojë në luftimin e krimit dhe dukurive të tjera negative dhe do të jetë më afër qytetarit.

“Kemi një rritje enorme të numrit të banorëve në kryeqytet. Kryeqyteti ka pësuar një ekspansion të madh edhe me lagje të reja që kërkojnë një dedikim dhe vëmendje të të gjithë ekzekutivit”, thekson Fushtica.

Ai bënë të ditur se Komuna e Prishtinës do të sigurojë një objekt për Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në ditët në vijim, do të fillojë edhe vendosja e kamerave në hyrje dhe dalje të Prishtinës, duke përfshirë sheshet dhe rrugët kryesore.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, e vlerëson lart nismën që Prishtina të ketë policinë e saj. Ai deklaroi se Policia e Kryeqytetit është vendimtare në parandalimin e krimit dhe dukurive negative.

“Do të jetë vendimtare në mbarëvajtjen e ofrimit të pjesës preventive për qytetarët dhe sigurinë e qytetarëve”, potencon Shala.

Për çështjen e themelimit të Policisë së Prishtinës, ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Sigurisë dhe Mbrojtje. Para anëtarëve të Komisionit, Hoxha ka sqaruar se projekti parasheh që të themelohet një drejtori e veçantë për Prishtinën me një strukturë unike, që përfshin njësi të trafikut, njësi të reagimit të shpejtë e njësi të hetimeve.

“Kjo drejtori do të ketë më shumë kapacitete policore. Do të ketë një njësi të veçantë të trafikut, njësi të veçantë të reagimit të shpejtë ose njësi mbështetëse operacionale, do të ketë njësi unike të hetimeve për të gjitha stacionet policore të Prishtinës, e po ashtu edhe njësi të planifikimit. Drejtoria do të ketë edhe zëdhënës dhe do të ketë kapacitete në mënyrë që t’u dalë ballë sfidave që i ka Prishtina si kryeqytet dhe si qytet shumë i ngarkuar me aktivitet kriminal dhe dinamikë të madhe të zhvillimit dhe të frekuentimit të njerëzve”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe në kryeqytet janë vendosur matësit e zhurmës nëpër lokalet e gastronomisë dhe te ato që kanë muzikë, e në rast që tejkalohen decibelët e paraparë, atëherë dënimet janë të ashpra. Gjithashtu, edhe prishja e rendit dhe qetësisë për ngasësit e automjeteve që prishin rendin dhe qetësinë publike, me ligjin e ri për policinë parashihen dënime të ashpra. Ndërkaq në vitin që lamë pas në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 20 mijë vepra penale. Sipas Policisë, trendi i njëjtë është edhe gjatë 3 mujorit të këtij viti.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times March 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Kosova Times Kosova Times June 7, 2025
Bolivia angazhon mijëra policë për ta kapur bosin e drogës
HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat
Vonesat në konstituimin e Kuvendit, Rohde: Veprimi i shpejtë, i domosdoshëm
Quhet edhe “lëng antiglicerid” i bërë në shtëpi: Pastron mëlçinë, ul rrezikun e sëmundjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?