By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit
Rajon / Botë

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 9:44 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar të martën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy runde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.

Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), është thënë se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Kodeksi është nënshkruar nga gjashtë kandidatë, Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovska e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievski nga partia “Për Maqedoninë”.

Kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki, ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentin, duke thënë se “nuk beson që kandidatët tjerë do të respektojnë atë që kanë nënshkruar”.

”Rregullat zgjedhore favorizojnë vetëm kandidatë të caktuar duke pasur në dipozicion fonde të shumta”, ka deklaruar Jakimovski, duke drejtuar akuza edhe ndaj KShZ-së për anulimin e një debati të paralajmëruar nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Disa prej kandidatëve tjerë thanë se besojnë në një fushatë pozitive, por disa të tjerë thanë se në praktikë do të tregohet e kundërta.

“Besoj se integriteti i procesit zgjedhor nuk do të rrënohet. Do të dëshmojmë si shtet se jemi të gatshëm që të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në nivelin më të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare. Procesi do të jetë demokratik”, ka thënë Stevo Pendarovski, presidenti aktual që synon edhe një mandat në pushtet.

Edhe Bujar Osmani kandidat i BDI-së, ka thënë se do të angazhohet për fushatë pozitive.

“Mirëpres këtë iniciativë të KShZ-së, edhe pse kjo është më tepër çështje e moralit politik si do t’iu qasemi në mënyrë korrekte këtyre zgjedhjeve. Në fund të fundit kjo do të reflektojë moralin politik dhe karakterin tonë. Nuk do të përdor fushatë të zezë, por garën politike e nënkuptoj si garë të ofertave alternative dhe ideve”.

Edhe kandidatja e VMRO DPMNE-së ngriti çështjen e favorizimit të kandidatëve me “status të lartë shtetëror.

“Mendoj se problematike do të jetë t’i përmbaheni kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidatët me status të lartë në shtet, të cilët përdorin resurse shtetërore”, ka thënë Gordana Siljanovska Davkova.

Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari e ka theksuar nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shprehur dyshime nëse zgjedhjet do të jenë evropiane.

“Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon…uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët, por më shumë nga partitë politike”.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht të enjten, më 4 prill, dhe do të zgjasë 20 ditë.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti thotë se shtyrja e regjistrimit të popullësisë sjell pasoja, i liston ato

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
Ministria e Mbrojtjes rekruton të burgosur të kolonive të “kuqe” për luftë
Dita Botërore e Popullsisë
CorrWatch: Dhjetëra pozita nëpër ministri e agjenci mbahen jashtëligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?