By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti shpalos të arriturat për mbështetjen e komuniteteve joshumicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti shpalos të arriturat për mbështetjen e komuniteteve joshumicë
Lajme

Kurti shpalos të arriturat për mbështetjen e komuniteteve joshumicë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 1:00 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur masat e ndërmarra nga ekzekutivi për mbështetjen e komuniteteve joshumicë gjatë tri vjetëve qeverisjeje. Ai ka përmendur krijimin e Fondit të veçantë për komunitetet joshumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove.

“Përmes tij financuam 259 grante për fermerë, ndërmarrës të rinj dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete. Një vit më herët mbështetëm 123 projekte për biznese të vogla dhe ndërmarrëse nga radhët e të gjitha komuniteteve. Kurse këtë vit lansuam masën e veçantë të punësimit për 2,000 punëkërkues që jetojnë në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Atje tashmë kemi hapur Zyre të Punësimit dhe Zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Te këto të fundit, së fundmi janë regjistruar mbi 50 biznese të reja”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se komunitetet joshumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë. Ato sipas kryeministrit gjithashtu përbëjnë 9% të praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosova Generation Unlimited”, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

“Në kuadër të Programit të Stabilizimit të Komuniteteve, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka zbatuar 415 projekte të ndryshme përmes së cilave janë siguruar 543 vende të reja të punës, prej tyre 328 me orar të plotë, pjesa tjetër me orar të pjesshëm. Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian gjithashtu janë ndërtuar ose rinovuar 116 shtëpi, për të siguruar kështu kthim të qëndrueshëm për komunitetet joshumicë. E përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 3 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 4 milionë tjera gjatë viteve 2021-2024 për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në komuna të vendit tonë”, ka shtuar Kurti.

Ai ka përmendur edhe themelimin e Grupit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, por edhe procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Gjithashtu, Kurti ka përmendur edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën serbe, krahas respektimit të ligjit për përdorim të gjuhëve në komunikata për media dhe njoftimet nga Zyra e Kryeministrit.

“Republika është e të gjithë qytetarëve. Qeveria jonë është për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Kurti.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Një person i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi i bombës në Podgoricë

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Arrestohen dy persona, sulmuan pjesëtarët e policisë
Ku qëndron Evropa në një botë të rikonfiguruar?
Tajvani me stërvitje ushtarake për t’u mbrojtur nga kërcënimi i pushtimit kinez
Napoli befasohet nga Atalanta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?