By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë
June 30, 2025
WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane
June 30, 2025
Lufta në Ukrainë është zbehur në sfond. Atje po zhvillohen beteja të ashpra, rusët po grumbullojnë trupat e tyre.
June 30, 2025
Kryeministri shqiptar poston një foto me inteligjencën artificiale të tij dhe Farage me rroba banje
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Na iku karriera”: Saga e papërfunduar e Teatrit të Operës dhe Baletit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Na iku karriera”: Saga e papërfunduar e Teatrit të Operës dhe Baletit
Ballina 1Lajme

“Na iku karriera”: Saga e papërfunduar e Teatrit të Operës dhe Baletit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/02 at 2:48 PM
Kosova Times Published April 2, 2024
Share
SHARE

Artistët e operës dhe baletit të Kosovës nuk kanë arritur të performojnë asnjëherë në vendin e tyre, në kushte dhe skenë adekuate për këto arte.

Kështu thonë sopranoja Besa Llugiqi dhe balerina Aulonë Nuhiu.

Kosova ende nuk ka një teatër të operës dhe baletit dhe skenat për t’u mbajtur mend janë vetëm ato të teatrove në vendet tjera të botës, ku kanë performuar.

Besa, debutimin e saj në skenën operistike, rreth 11 vjet më parë e kishte shënuar në Tiranë, pavarësisht dëshirës që këtë ta bënte në Kosovë.

Ajo thotë se ka performuar edhe në vendlindje, por në kushte jonormale.

“Kam pasur rastin të këndoj edhe në Kosovë, por në kushte të tilla të improvizuara, të një skene në sallë të sportit. Nuk është aspak e lehtë për një artist që pretendon të zhvillohet artistikisht, sepse nuk ka hapësirë në vendin e vet”, thotë Besa.

Besa, dikur ishte pjesë e përhershme e trupës së Operës së Kosovës. Ajo thekson se tashmë mund të angazhohet vetëm herë pas here në këtë trup.

Besa Llugiqi, soprano.
Besa Llugiqi, soprano.

Aulonë Nuhiu është pjesë e përhershme e Trupës së Baletit të Kosovës, tash e 17 vjet.

Ajo thotë se streha e balerinëve, Teatri Kombëtar i Kosovës, nuk ka ofruar asnjëherë kushte optimale për punën e balerinëve. Për më shumë, tash e 2 vjet ky teatër është në proces renovimi.

Aulona thekson se ajo dhe kolegët e saj, gjatë karrierës kanë arritur të shijojnë skena të bukura dhe me kushte të mira, vetëm në teatrot jashtë vendit.

“Unë i kam 30 vjet. Balerinët e tjerë janë në moshë edhe më të madhe. Në qoftë se ne e lejojmë veten të presim që shteti ynë të na i bëjë kushtet neve, vitet tona shkuan dhe karriera jonë iku”, thotë Aulonë Nuhiu.

Moment nga përgatitjet e balerinëve të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës për një nga shfaqjet e ardhshme.
Moment nga përgatitjet e balerinëve të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës për një nga shfaqjet e ardhshme.

Kush ka “faj” për mungesën e Teatrit të Operës dhe Baletit?

Ideja për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës nisi të institucionalizohej që nga viti 2006.

Por, siç thonë këto artiste, ndërtimi i një objekti të tillë, tashmë është shndërruar në sagë.

Drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, thotë se artistët janë të zhgënjyer me zvarritjen e jetësimit të kësaj ideje.

“Këtu më së paku kanë faj artistët, punëtorët, menaxhmenti, të cilët nuk kanë lidhje me këto, por kryejnë punët e veta artistike dhe administrative”.

Meriton Ferizi, drejtor i Operës së Kosovës.
Meriton Ferizi, drejtor i Operës së Kosovës.

Që nga viti 2007 e deri më tash janë hapur katër konkurse për ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, hapi konkursin për projektin ideor, kurse lokacioni për ndërtimin e tij ishte caktuar në afërsi të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2009, në mënyrë ceremoniale ishte hedhur edhe guri themeltar. Dhe, puna ngeci aty.

Hapësira ku u vendos guri themeltar i Teatrit të Operës dhe Baletit, në vitin 2009. Aktualisht, në këtë hapësirë po ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës.
Hapësira ku u vendos guri themeltar i Teatrit të Operës dhe Baletit, në vitin 2009. Aktualisht, në këtë hapësirë po ndërtohet objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës.

Valton Beqiri, i cili asokohe ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, thotë se projekti për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit ishte aprovuar gjatë mandatit të paraardhësit të tij.

“Me atë projekt ne patëm filluar realizimin. Ka nisur zbatimi i projektit. Pastaj, pas meje, kanë ardhur ministrat tjerë, me radhë, dhe nuk është vazhduar (projekti). Kjo ka qenë procedura, kaq”, thotë Beqiri.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, në kohën kur u vu guri themeltar i Teatrit të Operës dhe Baletit, kishte vetëm katër vjet karrierë profesioniste.

Ai thotë se me një nga koleget e tij, kishte performuar në ceremoninë e hedhjes së gurit themeltar të objektit, në vitin 2009.

“Kemi luajtur një pikë baleti, kur ka nisur gurthemeli i Teatrit të Operës dhe Baletit. Kemi qenë goxha të entuziazmuar dhe të motivuar, meqë e kemi parë se dikush po e kthen kokën kah arti dhe kultura. Për fat të keq, sot jemi në vitin 2024 dhe nuk e kemi teatrin e Operës dhe Baletit”, thekson Kajtazi.

Sinan Kajtazi, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Sinan Kajtazi, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në vitin 2019, në kohën kur MKRS-në e drejtonte Vlora Dumoshi, pati dy konkurse për projektin ideor për Teatrin e Operës dhe Baletit.

Gjatë vitit 2020, MKRS-ja dhe Komuna e Prishtinës nuk arritën të pajtohen që objekti i këtij teatri të ndërtohej në parcelën e caktuar më herët, në afërsi të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës të njëjtën parcelë e përcaktoi për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore. Ndërtimi i objektit të këtij fakulteti është duke vazhduar edhe sot.

Konkursi i katërt për projektin ideor të Teatrit të Operës dhe Baletit u shpall nga MKRS-ja e drejtuar aktualisht nga Hajrullah Çeku.

Tashmë, edhe hapësira për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit është ndryshuar.

Ajo është caktuar prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, me pajtimin e Komunës së Prishtinës

Hapësira e caktuar nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Aktualisht, ajo shërben si parking i automjeteve.
Hapësira e caktuar nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Aktualisht, ajo shërben si parking i automjeteve.

Tenderi për projektin ideor u hap nga MKRS-ja në tetor të vitit 2022.

Ai u anulua me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), më 24 janar të këtij viti.

Bazuar në vendimin e OShP-së, konkursi është anuluar pas ankesës së një prej tri kompanive konkurruese. OShP-ja ka konstatuar shkelje ligjore nga ana e MKRS-së gjatë procesit të vlerësimit të projekteve konkurruese, për shkak se tri kompanitë kanë zbuluar identitetin e tyre.

“Paneli shqyrtues konstaton se zbulimi i identitetit të OE-së (Operatorit Ekonomik) pjesëmarrës në fazën e vlerësimit të projekt-propozimeve, ka shkelur nenin 80 paragrafi 2 të Ligjit Prokurimit Publik, si dhe nenet; 55.24, 55.25 të Rregullores për Prokurim Publik nr.01/2022”, thuhet në vendimin e OShP-së.

You Might Also Like

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times April 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Ky është një nga incidentet më të çuditshme ufologjike
Aleatët e Trump kanë propozuar rifillimin e testimit bërthamor nëse ai fiton zgjedhjet
Gërvalla arrin në New York, do të ketë takime të ndryshme
Biden tenton t’i ulë shqetësimet pas rrjedhjes së dokumenteve amerikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?