“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçe, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.