By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin
October 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 11, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
October 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punëtorëve të bamirësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punëtorëve të bamirësisë
Rajon / Botë

ShBA-ja i kërkon Izraelit hetim të shpejtë për vrasjen e punëtorëve të bamirësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 10:42 PM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit ta kryejë një hetim të shpejtë për sulmin nga i cili u vranë shtatë njerëz që punonin për grupin e bamirësisë, Kuzhina Qendrore Botërore në Gazë, tha të mërkurën Departamenti amerikan i Shtetit (DASh).

Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve, tha për gazetarë zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller.

“Nuk ka rëndësi se si gabuan ata. Në fund të fundit, kanë vdekur shtatë punëtorë të bamirësisë, të cilët po përpiqeshin të dërgonin ndihma humanitare. Prandaj, pavarësisht se cila është arsyeja që e shkaktoi këtë tragjedi, apo gabimi që ndodhi brenda IDF-së, është e papranueshme”, tha Miller.

Punëtorët e grupit të kuzhinierit të famshëm Jose Andres u vranë kur veturat e tyre u goditën pak pasi ishin shkarkuar 100 tonë ushqim të sjellë në Gazë përmes detit.

Ushtria izraelite shprehu “pikëllim të thellë” për incidentin dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi sulmin si të paqëllimshëm.

Ushtria tha se vrasja e punëtorëve do të hetohet nga një grup ekspertësh të pavarur dhe profesionalë.

Jose Andres tha për Reuters të mërkurën se sulmi izraelit që vrau punëtorët e bamirësisë u krye “në mënyrë sistematike veturë pas veture”.

Andres theksoi se grupi i tij kishte komunikime të qarta me ushtrinë izraelite, për të cilën tha se i dinte lëvizjet e punëtorëve të tij.

Vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar këtë muaj të dërgojnë ndihma humanitare edhe përmes detit në Gazën e rrënuar nga lufta.

Kombet e Bashkuara dhe partnerët kanë paralajmëruar se uria mund të prek pjesën e shkatërruar, të izoluar të veriut të Gazës gjatë këtij muaji.

Zyrtarët humanitarë kanë thënë se dërgesat nga deti dhe ajri nuk janë të mjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë që më shumë ndihmë të hyjë përmes rrugëve tokësore.

Një gjykatë e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të hapë më shumë pikëkalime tokësore dhe të ndërmarrë masa për të adresuar krizën humanitare.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 33.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës.

Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bielamowicz: Serbia shembull i prapambetjes në rritje që nga viti 2014

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Kurti: Kosova përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike
71.5% e eksporteve drejt BE-së, Italia partneri kryesor
Zbardhen detajet, koreano-jugori prej muajsh pa paguar qiranë, pronari u detyrua që të…
Mexhiti: Nuk do zbatohen fletarrestet e Serbisë për ish-ushtarët e UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?