By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Weller: Tokat e kishave serbe në Kosovë, të menaxhohen nga institucionet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Weller: Tokat e kishave serbe në Kosovë, të menaxhohen nga institucionet
Lajme

Weller: Tokat e kishave serbe në Kosovë, të menaxhohen nga institucionet

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 11:09 PM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Nora Visoka Weller, avokate dhe studiuese në Universitetin e Kembrixhit tha në “RTK Prime” se institucionet e Kosovës duhet t`i menaxhojnë pronat e manastireve e kishave serbe.

Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit të Deçanit ajo tha se vendimi është dashur të zbatohet edhe më parë. Sipas saj, Kosova duhet të dëshmojë se është shtet që zbaton ligjin e vet.

Megjithatë Weller thotë se problematika ekziston te menaxhimi i kësaj toke në të ardhmen.

“Çka duhet bëhet tani, është të bisedohet rreth menaxhimit të kësaj toke, çka do të bëhet në atë tokë. Sepse kisha edhe tani në tokat që i ka, prodhon verë, prodhojnë gjëra të ndryshme, por askush nuk e di sa si, sa dhe çka bëhet aty, sepse kisha është plotësisht e mbyllur”, deklaroi ajo.

Sipas Weller, tani duhet të krijohet një komunikim i hapur në mes të kishës dhe autoriteteve lokale dhe qëndrore të Kosovës.

“Nuk mund të mbahet më dera mbyllur, dhe nuk ka nevojë të komunikohet përmes ambasadave të ndryshme. Tani nuk guxon me ekzistu një komunikim i tillë dhe të shikohet se si do të menaxhohet toka”, theksoi Nora Visoka Weller.

Duke folur për objektin e ndërtuar në pronën e Univeristetit të Prishtinës, Nora Weller ritheksoi se ai objekt nuk mund të quhet kishë, sepse është ndërtuar në mënyrë të dhunshme dhe ilegale dhe nuk konsiderohet si objekt që ka ndonjë vlerë por si simbol i metodave që ka pasë regjimi I Millosheviqit që të okupojë sa më shumë territore.

“Nuk është një kishë, është një objekt që reprezenton dhunën e viteve 90-ta, më shumë se aq jo. Natyrisht për Kishën Ortodokse Serbe ata mund të pretendojnë se është një kishë, por çka mund të reprezentojë kjo kishë? A ka ndodhur diçka e rëndësishme historike aty? I vetmi fakt që ka ndodhur është se është ndërtuar në kohë kur ka pas regjim të dhunshëm nga Serbia”, theksoi ajo në “RTK Prime”.

Mes tjerash Weller tha se qëllimi i Kishës Ortodokse Serbë nuk është vetëm t’i mbrojë objektet por që të krijojë identitet serb në të gjitha vendet ku ekzistojnë kishat ortodokse serbe.

Tutje, Weller tha se problemi kryesor është fakti se këto kisha serbe në Kosovë mbrohen nga UNESCO si territor i Serbisë, sepse UNESCO nuk e njeh Kosovën dhe i trajton këto objekte si në territor të Serbisë.

“Një prej dështimeve më të mëdha të Kosovës këto vitet e fundit është pasiviteti ndaj çështjes së anëtarësimit në UNESCO. Vërtetë nuk e kuptoj pse këto vitet e fundit nuk është bërë asgjë në drejtim të UNESCO-s”, tha ajo.

Weller foli edhe për shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë së Kosovës gjatë luftës, ku rikujtoi se janë shkatërruar objektet fetare, artefakte e literaturë persiane. Ajo theksoi se Kosova nuk ka bërë shumë për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore gjatë luftës.

“Ka ndodhë një shkatërrim sistematik i çfarëdolloj historie përveç asaj serbe. Dhe këto janë dokumentuar më së miri nga dy studiues amerikanë të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë kundër, në gjykimin e Millosheviqit. Dhe aty ka mbetur dokumentimi i Kosovës”, tha Weller e cila theksoi se dokumentimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është çështje shumë e rëndësishme kombëtare.

Ajo mes tjerash foli edhe për studimin e saj për “trashëgiminë atrocitare”, që ka të bëjë me ndodhitë tragjike të luftës si varrezat masive dhe vendet ku zbulohen mbetje mortore të të masakruarve gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur për varrezat massive në Serbi, studiuesja tha se në Batajnicë mund të ketë ende mbetje mortore të të masakruarve në Kosovë.

Lidhur me deklaratat se Kosova do të ngre padi për gjenocid ndaj Serbnisë, ajo tha se Kosova duhet të mësojë një metodë diskrete, të mos bëjë konkluzione të shpejta e mos t’i publikojë ato.

“Ne vazhdimisht flasim se çka do bëjmë, si do bëjmë, si do e padisim Serbinë, në anën tjetër Serbia del e para në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe na paditë ne ose na gjykon ne për çështje që nuk i kemi bërë”, theksoi Nora Visoka Weller.

You Might Also Like

Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë

Aktakuzë për shpëlarje parash, sekuestrohen pasuri mbi 350 mijë euro

Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Policia me operacion në rajonin e Prishtinës, konfiskohen 13 skuterë

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj në homazhe te Jasharët: Familja Jashari, zemër e qëndresës sonë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyre
Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, një ish-zyrtar policor i ndaluar
Prokuroria e Shkupit me aktakuzë ndaj Zhan Mitrevit
MINT organizon sesion informues për skemën e granteve për inovacion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?