Një elefant vrau një turist amerikan 80-vjeçar në Parkun Kombëtar Kafue të Zambisë. Nga sulmi është plagosur një tjetër femër. Një grup prej shtatë, gjashtë turistësh dhe një guidë, shkuan në një safari nga kampi Lufupa të shtunën.
Rreth orës 9:30 me orën lokale, automjeti i tyre u sulmua “papritur” nga një kafshë. Janë shfaqur pamjet që tregojnë momentin e tmerrshëm që një elefant ndjek një grup turistësh. Mjeti me turistë u ndal papritur dhe në sekondat e fundit të videos shihet elefanti duke u afruar. Udhërrëfyesi filloi të bërtiste: “Hej, hej, hej, hej!”
“Terreni dhe bimësia bllokuan rrugën”
Gjatë sulmit, njerëzit u dëgjuan të bërtasin. Elefanti përfundimisht e përmbysi automjetin. Një tjetër turiste është transferuar me urgjencë në një objekt mjekësor privat për shkak të plagëve të marra, ndërsa turistët e tjerë kanë marrë ndihmë për lëndime të lehta, shkruan Sky News.
An elephant at Kafue National Park charged at a safari truck killing one woman. Footage captured by one of the tourists on board shows the elephant chasing the vehicle for more than half a mile through the national park in Zambia
More ➡️ https://t.co/rOj920neMC pic.twitter.com/EpLMXEE1lU
— Sky News (@SkyNews) April 3, 2024
– Kjo është një ngjarje tragjike dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së turistit që ndërroi jetë. Ne duam gjithashtu të ofrojmë mbështetje për turistët e tjerë dhe udhërrëfyesin e përfshirë në këtë incident shqetësues – tha Kate Vincent, CEO e Wilderness, një kompani që organizon safari.
Vincent shpjegoi se automjeti ndaloi sepse “terreni dhe bimësia ishin të tilla që shoferi po i bllokonte rrugën dhe ai nuk mund ta lëvizte mjetin me shpejtësi të mjaftueshme”./Kosovatimes/