Një person është shoqëruar në policinë e Gjilanit pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.