Shoqata e Forcave të Armatosura ‘Legjioni Mbretëror Britanik’, këtë vit do të shënojë përvjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë.
“Këtë vit, kujtojmë 25 vjetorin e përfundimit të Luftës së Kosovës, ku u vendos forca paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO – KFOR. Ne do të nderojmë shërbimin dhe sakrificat e atyre që shërbyen me KFOR-in, që përkon me këtë vit të 75-të që nga themelimi i NATO-s”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
James Paul Watson është ushtari britanik, i cili ishte ndër të parët që hyri në Kosovë në 1999, ka shkruar në ‘Facebook’, se nuk i besohet se kanë kaluar 25 vjet që kur çliruan popullin e Kosovës.
Aktiviteti përkujtimor në shënim të 25 vjetorit të përfundimit të Luftës së Kosovës, mbahet në 23 qershor 2024 në orën 12:00, në Arboretumin Kombëtar Përkujtimor. /Kosovatimes/