By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kiselova nuk e pranoi kërkesën e Radevit për referendum
May 14, 2025
Sergey Surovikin, ish-komandant i forcave ruse në Ukrainë, , rishfaqet në Algjeri
May 14, 2025
‘Atmosfera jo e shkëlqyer:’Udhëheqësi serb kthehet në bisedimet me BE-në pas vizitës në Moskë
May 14, 2025
Putini nuk ka gjasa të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Turqinë, mund të dërgojë ndihmës të lartë
May 14, 2025
‘Fitore politike ose asgjë’: Zelensky vendos kushtet për takimin me Putinin
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?
Ballina 1Lajme

Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 7:51 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Çështja e dëmeve të kohës së luftës në Kosovë është riaktualizuar ditëve të fundit, pasi në kuadër të regjistrimit të popullsisë – që zhvillohet prej 5 prillit deri më 17 maj 2024 – për herë të parë është përfshirë një pyetësor për të dokumentuar dëmet nga lufta në ekonomitë familjare. Qytetarët e Kosovës do të mund të dëshmojnë mbi dëmet e shkaktuara gjatë periudhës ndërmjet 28 shkurtit 1998 dhe 12 qershorit 1999.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

Vlerësimet e ndërkombëtarëve për shkatërrimin

Sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW), të publikuar më 2001, shkalla e shkatërrimit të pronave civile nga forcat qeveritare serbe më 1999 ka qenë shumë e madhe.

Në raport citohet një sondazh i Zyrës së Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas të cilit, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë ishin dëmtuar rëndë ose ishin shkatërruar plotësisht.

Në një raport të shtatorit të vitit 1999, të përpiluar prej Komitetit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim të Këshillit të Evropës, përmendet se organizatat atëbotë aktive në Kosovë vlerësonin që mbi 120.000 objekte banimi ishin bërë të pabanueshme.

Sipas raportit të HRW-së, ngjashëm pësuan edhe shkollat dhe xhamitë: “Sipas vlerësimeve të OKB-së, në Kosovë janë dëmtuar 649 shkolla – më shumë se një e pesta e shkollave të inspektuara janë dëmtuar për mbi 60 për qind ose janë shkatërruar plotësisht”.

Shumë dëshmitarë janë cituar të kenë thënë se forcat serbe u kishin grabitur gjëra me vlerë, përfshirë unazat e martesës e automjetet, dhe se i kishin kërcënuar me jetë nëse nuk do t’ua dorëzonin të gjitha paratë që i kishin.

Lufta besohet se ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm psikologjik dhe emocional, se ka kthyer tejet mbrapa zhvillimin ekonomik, se i ka penguar investimet e huaja, se ka shkaktuar jostabilitet politik dhe tensione sociale.

Një nënë duke vajtuar mbi varrin e të birit të vrarë në luftë. (Foto: AFP)
Një nënë duke vajtuar mbi varrin e të birit të vrarë në luftë. (Foto: AFP)

“Nënvlerësim i shkatërrimit të Kosovës”

Në korrik të vitit 1999, Roy Dickenson, atëbotë zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se gazetarë dhe zyrtarë tjerë të huaj, që nuk kanë arritur të udhëtojnë jashtë Prishtinës, e kanë nënvlerësuar tej mase shkallën e dëmit që i është shkaktuar Kosovës në luftë.

Kriminologia Furtuna Sheremeti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, për të pasur një pasqyrë të qartë të së kaluarës, fillimisht duhet të adresohen të gjitha krimet që kanë ndodhur, e pastaj të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

“Mosdokumentimi i krimeve, e aq më pak i dëmeve, ka ndikim të madh, për shkak se na ka vendosur në rrezik të humbasim kujtimet primare të luftës. Përtej kësaj, ka shumë viktima të luftës që kanë vdekur pa iu adresuar dëmi i shkaktuar e pa iu njohur asnjëherë nevojat e tyre”, ka thënë Sheremeti, studimet e së cilës janë fokusuar në vlerësimin e dëmeve të luftës.

Çfarë ka bërë Kosova për dokumentimin e dëmeve?

Më 2011, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u themelua një Institut për dokumentimin e dëmeve të luftës. Puna e tij u përmbyll më 2018. Anëtarë të saj thanë se publikuan tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

Më 2021, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u themelua Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99. Në maj të vitit 2023, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, publikoi disa gjetje të raportit të përpiluar prej këtij Komisioni.

Çeku përmendi dëmtimin apo shkatërrimin e 1.788 objekteve të trashëgimisë kulturore, vjedhjen e mbi 3.000 artefakteve të Muzeut të Kosovës, djegien apo shkatërrimin e 1.7 milion librave në gjuhën shqipe dhe 175 librarive publike, si dhe grabitjen e mbi 25 mijë dosjeve me dokumentacione të ndryshme gjatë kohës së luftës.

Ai paralajmëroi që, në bazë të këtij dokumenti, “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Fletore dhe libra të fëmijëve të vrarë gjatë luftës të paraqitura në ekspozitën "“Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”. (Foto: Radio Evropa e Lirë)
Fletore dhe libra të fëmijëve të vrarë gjatë luftës të paraqitura në ekspozitën ““Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”. (Foto: Radio Evropa e Lirë)

Punë “e vështirë, por jo e pamundur”

Në nëntor të 2023-tës, ekzekutivi në Kosovë themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Drejtori i tij, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë duke pranuar materiale prej institutit paraprak dhe prej organizatave joqeveritare: “Në bazë të ligjit, Instituti duhet t’i trajtojë disa lloje krimesh, shembull krimet kundër njerëzimit, krimet ushtarake, krimet psiko-sociale dhe ato të bëra në ambient”.

Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet për vlerën e dëmeve, por disa materiale tregojnë shkatërrim të madh:

“Disa pjesë të Kosovës kanë qenë të shkatërruara tërësisht”.

Kriminologia Sheremeti, e cila ishte angazhuar në themelimin e Institutit, beson se puna e tij do të jetë sfiduese: “Ta bësh krejt këtë punë 25 vjet pas luftës, është përpjekje e jashtëzakonshme. Kështu që, po, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Ndëshkimi i krimeve të luftës

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse.

You Might Also Like

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës

Moti në Shqipëri i kthjellët dhe me diell

Sot mot me diell e vranësira

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërstiq i kërkoi falje gruas së Kurtit, Gashi hedh dyshime për motivin e gazetarit serb

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Momenti i përplasjes fatale të një gruaje me një tramvaj në Rusi
Kurti pranon leter urimi nga homologu i Emirateve të Bashkuara Arabe
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Kurti për të zhdukurit: Në Serbi s’ka vullnet, në Kosovë afër 3 mijë gërmime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?